MOS SHPEJTO ME NAMAZ

0
212

Transmeton Ebu Hurejre radijall-llahu anhu: I Dërguari i All-llahut salallahu alejhi ve sel-lem hyri në xhami dhe një njeri hyri pas tij. Ky u fal mandej vajti tek i Dërguari sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e përshëndeti; ai ia ktheu përshëndetjen dhe i tha:

– “Kthehu dhe falu, sepse nuk je falur.”
Ky njeri u kthye dhe u fal si më parë, pastaj u kthye dhe e përshëndeti të Dërguarin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], i cili tha:

– “Kthehu dhe falu, sepse nuk je falur”, tri herë. Njeriu tha:
– “Pasha Atë që të dërgojë ty me të Vërtetën, nuk mund të bëj më mirë se kjo, pra, të lutem më mëso.”

Ai tha: “Kur të ngrihesh për t’u falur, thuaje tekbirin pastaj këndo çka është më lehtë për ty nga Kur’ani (atë çka e di përmendësh); pastaj bëj ruku derisa të qetësohesh në të; pastaj ngrije kokën
dhe qëndro drejt, pastaj bëj sexhde, derisa të qetësohesh në të; pastaj ulu me kujdes derisa të qetësohesh, dhe vepro kështu në të gjitha namazet e tua”.

Sahih El-Buhariu (Libri i duave)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here