Mos i harroni fëmijët tuaj në këto ditë të begata!

Prindër të nderuar, mos i harroni fëmijët tuaj në këto ditë të begata!
Jini me ta në kohët e adhurimit, sikurse jeni në kohë të zbavitjes, punës dhe angazhimit.
Mos harroni të ju tregoni atyre për vlerën e këtyre ditëve, për rëndësinë e veprave të mira në to, për shpërblimin që marrin nëse mundohen, madje nxitni në punë të mira dhe veproni ato së bashku me ta.
Këto ditë të begatshme janë shenja të fesë sonë, madhërimi i tyre është madhërim ndaj Allahut, andaj të ruhen gjeneratë pas gjenerate e të mos neglizhohen.
Fëmijët këto gjëra nuk i harrojnë edhe pasi të rriten dhe gjithmonë do ju mbesin në kujtim, e ky kujtim do i nxisë vazhdimisht në punë të mira, dhe ti, prindër i nderuar, do marrësh shpërblimin e tyre dhe të pasardhësve të tyre derisa këto shenja të ekzistojnë në këtë botë.

Mr. Xheladin LEKA