Mbi vleftën dhe dobitë e dhikrit (përmendjen e Allahut subhanehu ve teala)

0
252

Mbi vleftën dhe dobitë e dhikrit (përmendjen e Allahut subhanehu ve teala)

Dobitë e mexhliseve të dhikrit.

Mexhliset e dhikrit janë mexhlise të melekëve, ato nuk kanë mexhlise tjera pos këtyre mexhliseve.

Transmeton Imam Muslimi nga Ebu Seid el-Hudriu [radijall-llahu anhu], i cili thotë:

عَنْ أَبِي سَعِيدٍ الْخُدْرِيِّ قَالَ : خَرَجَ مُعَاوِيَةُ عَلَى حَلْقَةٍ فِي الْمَسْجِدِ فَقَالَ مَا أَجْلَسَكُمْ قَالُوا جَلَسْنَا نَذْكُرُ اللَّهَ قَالَ آللَّهِ مَا أَجْلَسَكُمْ إِلَّا ذَاكَ قَالُوا وَاللَّهِ مَا أَجْلَسَنَا إِلَّا ذَاكَ قَالَ أَمَا إِنِّي لَمْ أَسْتَحْلِفْكُمْ تُهْمَةً لَكُمْ وَمَا كَانَ أَحَدٌ بِمَنْزِلَتِي مِنْ رَسُولِ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ أَقَلَّ عَنْهُ حَدِيثًا مِنِّي وَإِنَّ رَسُولَ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ خَرَجَ عَلَى حَلْقَةٍ مِنْ أَصْحَابِهِ فَقَالَ مَا أَجْلَسَكُمْ قَالُوا جَلَسْنَا نَذْكُرُ اللَّهَ وَنَحْمَدُهُ عَلَى مَا هَدَانَا لِلْإِسْلَامِ وَمَنَّ بِهِ عَلَيْنَا قَالَ آللَّهِ مَا أَجْلَسَكُمْ إِلَّا ذَاكَ قَالُوا وَاللَّهِ مَا أَجْلَسَنَا إِلَّا ذَاكَ قَالَ أَمَا إِنِّي لَمْ أَسْتَحْلِفْكُمْ تُهْمَةً لَكُمْ وَلَكِنَّهُ أَتَانِي جِبْرِيلُ فَأَخْبَرَنِي أَنَّ اللَّهَ عَزَّ وَجَلَّ يُبَاهِي بِكُمُ الْمَلَائِكَةَ )) مسلم

Doli Muaviu [radijall-llahu anhu] dhe e gjeti një halkë në xhami, e u tha: pse jeni tubuar në këtë vend? Thanë: jemi tubuar ta përmendim All-llahun. U tha: Vall-llahi, vetëm për këtë qëllim jeni tubuar? Thanë: Vall-llahi vetëm për këtë qëllim jemi tubuar. U tha: unë nuk kërkova betimin prej jush nga shkaku se nuk ju besova, mirëpo askush ska qenë i afërt me Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] sa kam qenë unë me te, e që ka transmetuar hadithe ma shumë se unë. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] doli një ditë dhe gjeti një halkë të shokëve të vet dhe i pyeti: pse jeni tubuar? I thanë: jemi tubuar ta përmednim All-llahun dhe ta falënderojmë që na ka udhëzuar në Islam e na ka dhënë këtë dhuratë. U tha: vall-llahi vetëm për këtë shkak jeni tubuar? Thanë: po, vetëm për këtë qëllim jemi tubuar. U tha: unë nuk kërkova prej jush betimin pse nuk ju besova, mirëpo më erdhi Xhibrili [alejhis-selam] dhe më lajmëroi se All-llahu me ju mburet para melekëve”. (transmeton Muslimi).

Kjo mburrje e All-llahut me këtë tubim, tregon vlerën që e ka përmedja e Tij dhe se ka veçori ndaj veprave tjera.

Besimtari i bekuar kudo që shkon e përmend All-llahu [subhanehu ve teala], sepse mexhliset e dhikrit janë mexhlise të melekëve, kurse mexhliset ku nuk përmendet All-llahu janë mexhlise të shejtanëve.

Shiko librin: “El-Vabilis-Sajjib”, fq. 137.

Ebu Derdaja [radijall-llahu anhu] thotë se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

عَنْ أَبِي الدَّرْدَاءِ رَضِي اللَّهُ عَنْهُ قَالَ قَالَ النَّبِيُّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ : (( أَلَا أُنَبِّئُكُمْ بِخَيْرِ أَعْمَالِكُمْ وَأَزْكَاهَا عِنْدَ مَلِيكِكُمْ وَأَرْفَعِهَا فِي دَرَجَاتِكُمْ وَخَيْرٌ لَكُمْ مِنْ إِنْفَاقِ الذَّهَبِ وَالْوَرِقِ وَخَيْرٌ لَكُمْ مِنْ أَنْ تَلْقَوْا عَدُوَّكُمْ فَتَضْرِبُوا أَعْنَاقَهُمْ وَيَضْرِبُوا أَعْنَاقَكُمْ قَالُوا بَلَى قَالَ ذِكْرُ اللَّهِ تَعَالَى)) الترمذي

قَالَ مُعَاذُ بْنُ جَبَلٍ رَضِي اللَّهُ عَنْهُ : (( مَا شَيْءٌ أَنْجَى مِنْ عَذَابِ اللَّهِ مِنْ ذِكْرِ اللَّهِ )).

“A nuk doni t’u lajmëroj për punën më të mirë, për më të pastrën te Krijuesi juaj, për më të lartën sipas gradës, që ëshë më e mirë për ju se ndarja e arit dhe argjendit: që është më e mirë për ju se takimi me armiqtë tuaj, ku ju u mëshoni në qafë dhe ata u mëshojnë në qafë preni atyre kokat?” (As’habët) kanë thënë: “Gjithsesi!” (Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]) ka thënë: “(Kjo është) Përmendja e All-llahut”. (Tirmidhiu; Hakim Ebu Abdull-llahu thotë se transmetimet janë sahih).

Muadh Ibn Xhebeli [radijall-llahu anhu] thotë: “Asnjë vepër e birit të Ademit nuk e shpëton nga denimi i All-llahut se sa e shpëton përmendja e All-llahut”.

Përmendja e All-llahut është tri llojesh:

1- Përmendja e emrave dhe cilësive të All-llahut [subhanehu ve teala], lavdërimi me to dhe pastrimi dhe shenjtërimi nga ajo që si përket.

2- Lavdërimi, falënderimi, madhërimi, etj, ky është dhikru të cilin e kanë për qëllim dijetarët e mëvonshëm, dhe

3- Përmendja e urdhërave, ndalesave dhe rregullave të Tija, edhe ky lloj është lloji i dijetarëve.

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

وَمَنْ أَعْرَضَ عَنْ ذِكْرِي فَإِنَّ لَهُ مَعِيشَةً ضَنكًا وَنَحْشُرُهُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ أَعْمَى(124)

“E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë dhe në ditën e kijametit do ta ringjall të verbër”. (Taha: 124).

الَّذِينَ آمَنُوا وَتَطْمَئِنُّ قُلُوبُهُمْ بِذِكْرِ اللَّهِ أَلَا بِذِكْرِ اللَّهِ تَطْمَئِنُّ الْقُلُوبُ(28)

“Ata që besuan dhe me të përmendur All-llahun, zemrat e tyre qetësohen; pra ta dini se me të përmendur All-llahun zemrat stabilizohen”. (Er-Ra’d: 28).

Prej përmendjes së All-llahut është edhe lutja, kërkimi i faljes dhe mposhtja para Tij.

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ قَالَ : كَانَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يَسِيرُ فِي طَرِيقِ مَكَّةَ فَمَرَّ عَلَى جَبَلٍ يُقَالُ لَهُ جُمْدَانُ فَقَالَ سِيرُوا هَذَا جُمْدَانُ :(( سَبَقَ الْمُفَرِّدُونَ قَالُوا وَمَا الْمُفَرِّدُونَ يَا رَسُولَ اللَّهِ قَالَ الذَّاكِرُونَ اللَّهَ كَثِيرًا وَالذَّاكِرَاتُ )) مسلم

“Ua kanë kaluar të vetmuarit. I thanë: Kush janë ata? Tha: ata dhe ato që e përmendin All-llahun shumë”. (Muslimi).

Shiko librin: “Xhelaul-Efhami”, fq. 340.

zgjodhi dhe perktheu: Bekir Halimi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here