MATURIA CILËSI E LARTË E BESIMTARIT !

0
240

Maturia cilësi e lartë e besimtarit!
Të duam Profetin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem

Jetojmë në kohën e çrregullimeve, në kohën kur i drejti gjykohet, i poshtëri nderohet, i miri akuzohet i keqi lartësohet, ngjyrat marrin pamje të kundërt, e bardha shikohet e zeze, e zeza shikohet e bardh, i mençuri përbuzet, i çmenduri krenohet dhe prapë bota virtuale i beson dhe proklamon gjërat sikur ato të ishin më primaret e jetës dhe shekullit që po jetojmë.

Nëse pak ndalemi dhe shikojmë gjërat që na rrethojnë është shumë lehtë të dallohet se në çfarë jemi hipur në kali apo gomar!

E gjithë kjo gjendje është rezultat i një sëmundje që duhet shëruar, çdo sëmundje ka shërim e ditëm ne apo nuk e ditëm, derisa është sëmundje patjetër që ka shërim, sëmundja e këtij shekulli po edhe e çdo gjenerate është injoranca.

Injoranca sëmundje e brendshme dhe e jashtme.

Sëmundja e jashtme, injoranca dhe padija e të tjerëve për vlerën dhe pozitën e Profetit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem e që kjo padije bënë që ata në forma të ndryshme të njollosin personalitetin e tij, kohë pas kohe duke irrituar dhe provokuar muslimanët në përgjithësi.

Sëmundja e brendshme, injoranca dhe padije e muslimanëve për historinë dhe peshën e lartë të Profetit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, pozitë që Allahu ia dha, pozitë që duhet të ruhet nga muslimanët deri në ditën e gjykimit.

A thua muslimanët sot e dinë këtë vlerë të Profetit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem?

Nëse ndalemi dhe i shikojmë muslimanët në përgjithësi në të gjitha skajet e botës e shohim qartë si është gjendja aktuale, askush prej nesh nuk është i kënaqur me këtë gjendje, të gjithë e kritikojmë këtë gjendje, porse të paktë janë ata që mundohen të ndryshojnë këtë gjendje në saje të metodës Profetike sipas udhëzimeve hyjnore.

Fatkeqësisht disa mundohen të ndryshojnë këtë gjendje përmes reformave të importuara nga të huajt, të tjerët mundohen të ndryshojnë duke u treguar evropian.

Dikush pretendon se e donë Profetin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem duke festuar mevlud apo duke shkruar poezi apo duke pretenduar me fjalë se e do at ndërsa veprat dhe pamja e tij tregojnë të kundërtën e saj!.

Dashuria për Profetin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem është pjesë e fesë, feja jonë e pastër nuk ecën pa të, nuk ka mundësi dikush të pretendon se është musliman nëse nuk e donë dhe respekton Profetin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem.

Për të plotësuar dëshminë e islamin (fjalën hyrëse në islam) pa tjetër se duhet të besojmë se Profeti sal-lAllahu alejhi ve sel-lem është i dërguari i Allahut, mëshirë për mbarë njerëzinë, profet i fundit, vulë e profetëve dhe i vetmi që duhet pasohet!.

Dashurin tonë për profetin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem duhet ta shfaqim:

1. Duke praktikuar sunetin e tij, duke përhapur dhe triumfuar mesazhin që përcolli nga Allahu tek ne, at që na ka dhënë ta marrim at që na ka tërhequr vërejtjen prej saj të largohemi, të respektojmë si e meriton ngase respekti ndaj tij është i lidhur ngushtë me respektin ndaj Allahut.

2. Të edukojmë gjeneratat e reja në dashuri dhe respekt ndaj tij.

3. Edukuesit dhe këshilluesit të jenë të kujdesshëm që të mbjellin
dashurin e tij në zemrat e besimtarëve.

4. Të përgatiten programe dhe emisione speciale që tregojnë drejtësinë, butësinë, mirësinë, dashurin dhe vlerën e Profetit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem.

5. Publikimin dhe shpërndarjen e punimeve, shkrimeve, broshurave, librave që flasin për njeriun më të përsosur të njerëzimit.

Islami i pastër thërret për respekt dhe dashuri ndaj të gjithëve, thërret për bashkim dhe njësim të Allahut, thërret për mëshirë ndaj çdo krijese e në veçanti ndaj krijesës njeri!…

Dashurinë tonë e shprehim duke mësuar vetën dhe të tjerët për vlerat që kishte krijesa më e dashur e Allahut, e jo duke protestuar gra e burra, e as duke sharë dhe ofenduar !

Ne tregojmë vlerën tonë morale dhe njerëzore në çdo rast ngase vlera jonë mbështetet në frymëzimin hyjnor, ndërsa të tjerët tregojnë emocione dhe eufori kohore!.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here