Madhëria dhe shkëlqësia e Muhamedit s.a.v.s

Madhëria dhe shkëlqësia e Muhamedit s.a.v.s

Viktor Hygo
Viktor Hygo

Viktor Hygo ishte i njohur me historinë dhe qytetërimin islam. Arti i dhe zotësia e tij në thurrjen e poezisë “Viti i nëntë i shpërnguljes” tregon se
ai kishta bërë studime shumë të hollësishme në lidhje me jetën dhe veprën e H.Muhamedit s.a.v.s. Toni dhe gjuha lavdëruese si dhe këndvështrimi i Viktor Hygos në paraqitjen e karakteristikave të Muhamedit s.a.v.s si dhe transmetimi i qasteve më të fundit të jetës së atij personaliteti të madhë, tregon se ai kishte një rrespekt të madhë ndaj Muhamedit s.a.v.s si dhe ndaj misionit të tij.

Muhamedi s.a.v.s është personaliteti më i madhë në historinë islame si dhe udhëzues i njerëzimit drejtë dritës dhe drejtë një të ardhme të ndritur. Ai botën nga egërsia, injoranca dhe bestytnia e ka udhëzuar drejtë njëshmërisë, besimit, dashurisë dhe vetëdiesimi. Prandaj ka me shekuj të tërë që jeta dhe vepra e këtij njeriu të madhë bëhet objekt studimi dhe hulumtimi. Natyrisht se disa nga kundërshtarët e islamit gjithashtu janë munduar që imazhin e shkëlqyeshme të Muhamedit s.a.v.s ta njollosin me fjalë të ndryshme. Në shekullin e gjashtëmbëdhjetë deri në shek. 18 në Europë, përkushtimi ndaj Muhamedit s.a.v.s bëhej zakonisht me një urrejtje dhe armiqësi. Në shekullin e 18-të deri diku pati filluar një përkushtim pak më tepër realist dhe okular ndaj Muhamedit s.v.a.s ndërsa në shek. 19 ky lloj i përkushtimit u bë edhe me serioz.

Barthelemy Saint Hilaire, një politikan dhe përkthyes i veprave të Aristotelit për gjatë gjysmës të shek. 19, ka shkruar: “Muhamedi ishte personaliteti më i menqur, më i zgjuar, më fetar dhe më i mëshirshmi në mesin e të gjithë arabëve të kohës së tij. Ai perandorinë e vetë e pati themeluar fal faktit se aspektin shpirtëror dhe moral e kishte vendosur prioritet. Fenë të cilën ai e ka predikuar ishte një mirësi e madhe për të gjithë njerëzit.

Mund të thuhet se në Europë deri në shekullin e 19-të nuk ishte bërë asnjë përpjekje shkencore në mënyrë serioze për të i njohur zanafillet e të vërtetave islame ndërsa edhe me çfarëdo lloj të përpjekjeve që bëheshin në këtë fushë, bëhej një lloj kundërshtimi. Por zhvillimet shkencore dhe ato shoqërore më në fund u bënë shkak për një ndryshim rreth këtij vizioni dhe më pas në shekullin e njëzetë pati filluar të bëhen edhe hulumtime më serioze në lidhje me islamin dhe personalitetin e veprën e Muhamedit s.a.v.s. Shkenctarët u munduan që me anë të metodave shkencore të gjejnë sqarime dhe shpjegime historike, psikologjike dhe zakonore për paraqitjen dhe dërgimin e H.Muhamedit s.a.v. s për profet.

Emile Dermenghem, autore e librit “Jeta e Muhamedit dhe tradita e islamit”, në parathënjen e librit shkruan: “deri me tash askush nuk ka dyshuar për egzistimin e profetit të islamit dhe unë mendoj që të paraqes një raport të gjall dhe real rreth jetës dhe veprës së tij. Ky raport është i bazuar në burime të dorës së parë në gjuhën arabe si dhe në veprat të cilat janë shkruar kohëve të fundit në këtë fushë”. Studimi dhe analiza e jetës fesë të H.Muhamedit s.a.v. nuk ka qenë e pa shembullt ose diçka që i përket vetë ndonjë grupi të caktuar. Me fjalë të tjera nuk kanë qenë vetë hulumtuesit dhe shkrimtarët që i kanë kushtuar vëmendje atij, por edhe poetët dhe letrarët janë inspiruar nga ai. Ashtu sikur që Alfonso De La Martin, poet francez në njërin prej librave të tij në vitin 1854 një kapitull ia ka kushtuar jetës dhe veprës të profetit islam s.a.v..

Viktor Hygo, poet dhe shkrimtar i njohur francez e shekullit 19 gjithashtu është prej atyre personaliteteve të cilët që të gjithë e njohin kryeveprën e tij “Të mjerët”, por ndoshta shumë pak janë ata të cilët e dinë se ky letrar i madhë francez ka thurrur edhe poezi me titull “Viti i nëntë i shpërngulljes” të cilën ia ka kushtuar lavdërimit të Muahmedit s.a.v. dhe kjo çështje konsiderohet të jetë pjesë e të menduarit dhe spiritualitetit të shekullit të nëntëmbëdhjetë të Europës.

Viktor Hygo ishte i njohur shumë mirë me historinë dhe kulturën islame. Arti dhe teknikat letrare të cilat i ka përdorur në thurrjen e poezisë “Viti i nëntë i shpërnguljes” tregojnë këtë se ai kishte bërë edhe studime të hollësishme rreth jetës dhe veprës të Muhamedit s.v.a.s. Toni dhe gjuha lavdëruese si dhe këndvështrimi i Hygos në shprehëjen e karakteristikave të personalitetit të Muhamedit s.a.v.s si dhe transmetimin e qasteve të fundit të jetës së atij personalitet të madhë, tregojnë se Viktor Hygo kishte një rrespekt të madhë ndaj personalitetit të Muahmedit s.a.v.s si dhe për misionin e tij hynor. Libri “Viti i nëntë i hixhretit” me përkthimin e bërë nga Vida Ramin në gjuhën persiane si dhe me një lektorim të Xhevad Muhakik është botuar në nga shtëpia botuese “Kopshti i Kaltërtë” ndërsa gjatë këtij programi nifemi me disa nga vargjet poetike të tij.

********************************

Viktor Hygo në këtë vepër të tij të pavdekshme është munduar që duke treguar imazhin spiritual dhe qiellor të H.Muhamedit s.a.v., të pastroi imazhin jo real të H.Muhamedit s.a.v. të cilin për vite të tëra e kishin ofruar hulumtuesit qëllim keq ose të pa informuar në botën perëndimore ndërsa në vend të atij imazhi ta ofroi figurën e vërtetë dhe reale të H.Muhamedit s.a.v. për të gjithë lexuesit. Hygo shkruan:

Dukej sikur të ishte profeti Nuh dhe i dinte msheftësitë e shiut i cili do të krijonte vërshim

Ishte një ndarës i drejtësisë me plotë durim i cili sa herë që njerëzit

I sillnin mospajtimet dhe konfliktet e tyre pranë tij për të gjykuar

Lejonte që njëri të pranonte ndarjen e drejtësisë dhe tjetri të ketë mundësi që të ngrihet dhe ta mohoj apo të kundërshtoj gjykimin e tij

Sjellja e tij me dinitet, ngrohtësia e të folurit, sjellja e mirë, etika e mirë, dashuria ndaj të tjerëve sëbashku me miqësi konsiderohen të jenë prej karakteristikave të qarta morale të personalitetit të H.Muhamedit s.a.v. të cilat vetë ai i tregonte ato në të gjitha sjelljet e tija. Fjala e tij ishte tërheqëse dhe gjuha e tij ishte e ëmbël. Ai kishte fytyrë prej drite ndërsa buzëqeshja e tij ishte një mirësi të cilën ia kishte dhënë Zoti atij. Jeta e tij modeste dhe thjeshtësia e tij ishin prej cilësive të dalluara të tij. Viktor Hygo këto karakteristika dhe veti të H.Muhamedit s.a.v. i përshkruan në këtë mënyrë:

Ai ishte me atë madhëri dhe shkëlqësi sa që asnjëherë nuk ngrihej për ta qortuar askënd.

Kur ai ecte nëpër rrugë, kalimtarët nga secila anë e përshendesnin atë

Ndërsa ai me mëshirënë më të madhe, ua kthente përgjigjëjen e përshendetjes së tyre

Ai ishte me një ballë të hapur ndërsa mollëzat e fytyrës së tij ioshin pakësa të dalura jasht.

Ai kishte vetulla të holla dhe shikim depërtues

Ushqimi i tij ishte i pakt dhe nganjëherë nga uria lidhte gur mbi barkun e tij

Ai vetë i mjelte delet

Ai po sikur njerëzit e varfër ulej në tokë

Dhe i harrnonte rrobat e veta me lecka

Në shprehëjen letrare të irfanit islamik, drita e Zotit nëpërmjetë H.Muhamedit s.a.v. është duke rrezuar në mbarë botën prandaj edhe nuk përkufizohet me ndonjë vend dhe kohë të caktuar. Kjo dritë ishte në personalitetin e H.Ademit a.s. dhe më pas është paraqitur tek profetët e tjerë përderisa është është paraqitur dhe është përsosur në personalitetin e H.Muhamedit s.a.v. Profeti i fesë islam ishte një paraqitje univerzale dhe e përsosur qysh në qenje ndërsa shtrati i fenomeneve përsoset vetëm me qenjën e shenjët të tij sepse ai ishte vula e të gjithë pejgamberëve. Hygo thotë:

Ditën kur e ke vendosur këmbën tënde në këtë botë

Në qiell është paraqitur një yll dhe janë shembur tre shtyllat kryesore të pallatit të mbretit Kisra të perandorisë persiane

Njëra prej vetive të H.Muhamedit s.a.v. ishte të menduarit dhe të logjikuarit në ajetet e Kur’anit fisnik si dhe në argumentet hynore. Ai për një kohë të gjatë para profetësisë shkonte në shpellën Hira dhe kërkonte enigmën dhe msheftësinë e krijimit. Viktor Hygo, shkrimtar dhe poet i njohur francez, duke aluduar në diturinë dhe urtësinë e H.Muhamedit s.a.v., thotë:

Thuaj se ai e kishte shikuar për së afërmi parajsën, dashurinë

Kohët e ardhëshme si dhe periudhat e të së kaluarës

Në të shumtën e kohës ishte i heshtur dhe vetëm ndëgjonte

Ai ishte personi i fundit i cili fillonte të fliste

Gjithëmonë ishte në gjendje të lutjeve

Dhurata e pejgamberllëkut të H.Muhamedit s.a.v. si dhe 23 vite përpjekje të tij në të vërtetë është zgjerimi i njëshmërisë dhe besimit në një Zot në tërë botën. Ai duke krijuar një shoqëri të pastërt dhe larg nga diskriminimi dhe pabarazia, i ka dhuruar njerëzimit dashurinë dhe miqësinë ndërsa me anë të mësimeve gjallëruese të Kur’anit fisnik, i ka mësuar të tjerëve rrugën e fatmirësisë dhe lumturisë. Hygo shkruan:

Kur’anin të cilin e ka sjellur ai nga ana e Zotit të madhërishëm për të gjithë njerëzit, ai të gjithë e ka rilexuar dhe ka thënë:

O njerëz!

I vetmi Zot është ai i cili është i amshueshëm dhe vetëm një

Nuk ka Zot tjetër përveç Zotit një

O njerëz! Nëse nuk do të ishte vullneti i Zotit. Edhe unë do të isha injorant dhe i pa informuar.

Me të vërtetë përveçëse në rrugën e Zotit do të konsiderohet si një kafshë e ultë dhe përplot me urrejtje.

H.Muhamedi s.a.v. ishte i dërguari i fundit i Zotit të madhërishëm për njerëzimin si dhe vazhdues i rrugës të profetëve të më hershëm. Ai konsiderohet si hallka plotësuese e zingjirit të udhëheqësve hynor i cili me misionin e tij hynor ka ndryshuar historinë e njerëzimit. Viktor Hygo nga gjuha e H.Muhamedit s.a.v. thotë:

Unë jamë një fjalë nga gjuha e Zotit timë

Po sikur të dërguarit e më hershëm, shtues i ngrohtësisë dhe rritës së dritës

Isau ishte parathënja ime

Po ashtu sikur në kohën e agimit të mëngjesit i cili sjell lajmin e lindjes së diellit

Ai lindi nga një nënë e pastërtë në këtë botë

I biri i Merjemit, ishte i qetë dhe kishte një të folur të ëmbël

Po sikur fëmijët

Unë, isha një forcë që e kamë plotësuar dritën e pa përkryer të Isaut a.s.

Dashuria e Viktor Hygos ndaj fisnikërisë dhe rreflektimi i tij në letërsi, e veçanarisht në poezi ka bërë që ai të thurr poezi rreth qasteve më të fundit të jetës së H.Muhamedi s.a.v. duke thurrur vargje shumë të bukura dhe djegëse. Hygo këtë të vërtetë e ritregonë përsëri se H.Muhamedi s.a.v. më në fund flamurin e ngritur të islamit ia dorëzoj H.Aliut (a.s.) dhe deri në qastet e fundit të jetës së vetë, shkëlqimi i shiqimit të tij ishte po sikur në ditën kur ai kishte lindur me plotë dritë dhe me plotë shkëlqim. Ai porositë më të fundit të H.Muhamedit s.a.v. drejtuar umetit të tij i ka thurrur në këtë mënyrë në poezi:

Tash jamë unë

Në prag të një pushimi të thellë, pas shumë viteve mund dhe përpjekje.

Para fytyrës time është Zoti dhe pas meje është një botë e cila është për juve.

E di se një pjesë e juve në këtë shoqërim ka përjetuar shumë vuajtje.

Por është lumturi që në agim të mëngjesit do të shifni

Besoni! Natën qendroni zgjuar!

Jeni besimtarë në Zotin dhe frikësohuni vetëm Zotit një

Mjerë nëse mbeteni mbrapa një muri

I cili e ndanë parajsen nga humnera e ferrit

Askush nuk është i pastërtë plotësisht nga mëkati

Por bëni përpjekje që të mos e meritoni denimin.