Gjendet fosilet e formave më të vjetra të jetesës në Tokë

0
512

Shkencëtarët e Indisë kanë gjetur mikrofosilet prokariote, vjetërsia e të cilave vlerësohet të jetë dy miliardë vjet.

Mikrofosilet prokariote paraqesin fosilet më të vjetra që dëshmojnë jetën në planetin tonë , transmeton KosovaPress.

Organizmi prokariot përbëhet nga një qelizë. Në këtë grup bëjnë pjesë bakteret dhe algat, derisa të gjithë organizmat tjerë kanë eukariote. Emërtimi i mikrofosilit i referohet të gjitha fosileve, madhësia e të cilave është më pak se një milimetër dhe studimi i të cilave kërkon përdorimin e një mikroskopi.

Fosilet janë gjetur në rajonin Bundelkand, nga gjeologu Naresh Gose, ish-profesor në Universitetin në Patna.

Zbulimi u prezantua në konferencën e fundit vjetore të Kongresit Gjeologjik Indian në Nagpur.