Home ArgËtim Ftoi të gjithë shokët e Facebookut në ditëlindje

Ftoi të gjithë shokët e Facebookut në ditëlindje

FACEBOOK
FACEBOOK

Pasi ftoi mijëra persona nëpërmjet rrjetit social Facebook në festën e ditëlindjes së tij buzë liqenit, 20-vjeçarit Matthias L., banues në qytetin Konstanz, pjesë e zonës Baden Wuerttemberg në Gjermani, i është dashur të paguajë një shumë prej 227.052 euro për shkak të alarmimit të policisë dhe masave të marra nga ajo pas bërjes së ftesës.

Bild njofton se Matthias, i cili vazhdon akoma studimet dhe merr një page mujore prej 560 eurosh, ka ftuar të gjithë miqtë e tij në “Facebook” dhe të gjithë të tjerët që dëshirojnë të marrin pjesë në festën e ditëlindjes së tij të organizuar më datën 7 korrik. Mijëra persona iu përgjigjën pozitivisht thirrjes së djaloshit.

Start transmeton se duke marrë parasysh faktin se mund të organizohet një takim i jashtëligjshëm dhe mund të krijohen trazira, bashkia Kolbenz dhe drejtoria policore e vendit kaluan në aksion. Zona u rrethua nga 283 policë dhe helikopterë të policisë. Pas masave të marra u pa se nuk erdhën aq të ftuar sa ishte planifikuar dhe nuk ndodhi asgjë. Por për të gjitha masat e marra nga policia dhe provat e helikopterëve u harxhuan pothuajse 192.025 euro . Krahas kësaj shume është shtuar dhe shuma e veprës penale të organizimit pa leje të një takimi duke arritur kështu në 227.052 euro gjobë për të riun.

Duke pohuar se nuk ka aq shumë para sa të paguajë gjobën e vendosur, Matthias theksoi se do të refuzojë vendimin e gjykatës.

Previous articleKryebashkiaku ‘i krisur’ tregon shpirtin olimpik
Next articleBuxheti i shtetit sipas sistemit ekonomik Islam