A është haram tregtia me qen, t’i blesh e t’i shesësh?

0
262

Pyetje: A  është  haram tregtia me qen, t’i blesh e t’i shesësh? Allahu  ju  shberbleftë!

Përgjigje: Lavd-falënderimi i takon vetëm Allahut…

Muslimanit nuk i lejohet të mbajë qen, përveç nëse ka nevojë për një qen për gjueti apo roje për bagëtinë, arën apo oborrin.

Ebu Hurejra, radijallahu anhu, përcjellë se Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, ka thënë: “Kush mban një qen, çdo ditë nga veprat e tij i pakësohet një kirat, përveç nëse është qen i arës apo bagëtisë” (Buhariu nr. 2145). Sa është ai kirat, Allahu e di më së miri, por ne duhet ta kuptojmë rrezikun se gjithçka që vepron njeriu nga punët e mira do t’i humbë sevapet nëse mban qen pa nevojë.

Aliu, radijallahu anhu, përcjellë se Resulullahu, alejhi salatu ue selam, ka thënë: “Vërtet melaqet nuk hyjnë në atë shtëpi ku ka qenë apo imazhe” (Ibën Maxhe nr. 3640). Kjo është e keqja tjetër, e cila është më e madhe se tjetra, pra pengon hyrjen e melaqeve në shtëpi dhe kësisoj humbet një mirësi shumë të madhe.

Sa i përket shitblerjes së qenve, po ashtu është haram, sepse Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë:

Ebu Xhuhajfe radijallahu anhu, ka thënë: “Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem ka ndaluar kundërvlerën e qenit” (Buhariu nr. 1944). Po ashtu Ibën Mesudi radijallahu anhu ka thënë: “Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem ka ndaluar kundërvlerën e qenit, pagesën e kurvës dhe bakshishin e falltorit” (Buhariu nr. 2083; Muslimi nr. 2930).

Në Fetvatë e Komisionit të Përhershëm (13/36) qëndron: “Nuk lejohet shitja e qenit, nuk lejohet kundërvlera nga ai, pavarësisht nëse janë qenë të rojës, gjuetisë apo diçka tjetër”. Të njëjtin mendim e ndajnë edhe Ibën Bazi dhe Ibën Uthejmini.

Mirëpo, dikush nga dijetarët ka bërë përjashtim për shitjen e qenve të rojës dhe gjuetisë, duke u mbështetur në hadithin e Xhabirit, radijallahu anhu, i cili përcjellë sePejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, ka ndaluar nga kundërvlera e qenit dhe maces, përveç qenit të gjuetisë”, mirëpo pjesën e hadithit: “…përveç qenit të gjuetisë” shumica e dijetarëve e konsiderojnë të dobët dhe nuk lejojnë argumentimin me të, ndërsa Albani në Sahihu Nesai nr. 4306 thotë se ky hadith është sahih me gjithë pjesën e fundit.

Sipas kësaj, mund të themi që lejohet shitja e qenve të rojës apo gjuetisë, por kjo duhet të ndodhë në mënyrë të rastësishme p.sh. nëse dikush ka dy-tre qenë të gjuetisë dhe dëshiron ta shesë ndonjërin, atëherë i themi se lejohet, mirëpo assesi nuk lejohet që dikush të blejë qenë, t’i stërvitë apo t’i shumojë me qëllim që ta zhvillojë tregtinë me qenë, kjo nuk lejohet me pajtimin e gjithë dijetarëve. Allahu të dhëntë furnizim të pastër dhe hallall.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here