DJALOSHI DHE PROBLEMET E TIJ

0
511

Një djalë i ri iu ankua një dijetarit dhe i tha:

– Unë jam një djalosh i ri të cilit dashuria ndaj epsheve dhe pasioneve ka filluar ti bëhet problemi kryesor. Nuk mund ta ndaloj veten nga shikimi i njerëzve dhe vajzave nëpër tregje! Çfarë më këshilloni dhe sugjeroni të bëj?

Dijetari ia dha një gotë me qumësht të mbushur përplot dhe e porositi që ta dërgojë atë deri në një vend të caktuar, ndërkohë duhet të kalojë nëpër treg pa mos e derdhur fare qumështin nga gota. Ai e thirri njërin nga nxënësit e tij që ta shoqërojë djaloshin deri në vendin e caktuar dhe e porositi ta rrahë para të gjithë njerëzve në qoftë se e derdhë qumështin.

Kështu, djaloshi e dërgoi qumështin deri në vendin e caktuar pa mos e derdhur fare nga gota. Ndërsa, kur e pyeti dijetari se sa njerëz dhe vajza kishte parë gjatë rrugës, ai iu përgjigj:

– Dijetari im, nuk pashë asgjë përreth meje. Isha i frikësuar se do të rrihem dhe do të poshtërohem para njerëzve nëse e derdhi qumështin.

Atëherë, dijetari i thа:

– Kështu është gjendja e besimtarit: i frikësohet Allahut dhe nënçmimit para Tij në Ditën e Kiametit për të bërë mëkate (gjynahe).

Nga arabishtja: Irfan JAHIU