A e dëmton njeriun syfaqësia?

0
213

“Nëse syfaqësia është e pastër (nëse mund t’i thuhet syfaqësisë ‘e pastër’), dmth puna që në origjinë nuk bëhet për Allahun, por për një qëllim tjetër, që kur e fillon atë punë, kjo gjë nuk imagjinohet që të ndodhë tek muslimani, dikush psh që nuk falet, të ngrihet të falet për ta parë dikush, kjo zakonisht është shenjë e hipokritit, siç thotë Allahu i Lartësuar: “Nuk ngrihen për namaz veçse me përtaci dhe falen sa për sy e faqe të njerëzve”.

Por kjo mund t’i ndodhë muslimanit në punët e tjera të dukshme si tek sadekaja, apo haxhi, këtu vërtetë sinqeriteti është i vështirë.
Nëse i përzihet nijeti që në fillim të punës, dmth nuk e ka për Allahun që në fillim, kjo e prish punën (nuk ka shpërblim, madje ka dënim. Ata të tre me të cilët ndizet Zjarri Ditën e Gjykimit kishin punuar punë të mira që njerëzit të thoshin për ta: dijetar, trim, bujar) Thotë Allahu i Lartësuar në hadithin kudsij: “Unë jam më i panevojshmi për ortak. Prandaj ai që bën një vepër dhe më shoqëron Mua dikë në të, Unë e lë atë dhe ortakësinë e tij” (Hadith i saktë)

Nëse syfaqësia nuk hyn në fillim të punës, që në origjinë (në momentin që fillon ta bësh të ka nxitur për këtë zbatimi i urdhërit të Allahut, apo dashuria për Të – të Lartësuarin), por gjatë saj (prishet nijeti). Si ai që falet për Allahun, por kur vjen dikush ai fillon e zgjat namazin, e zbukuron atë etj. Janë dy mundësi:

a) Nëse është vetëm një mendim fluturak, dhe ai e dëbon atë, nuk e dëmton njeriun (veprën e tij).
b) Ndërsa po qe se nuk e largon, por e lë atë mendim të ecë, atëherë kjo gjë prish shtesën që nuk ka qenë për Allahun, ndërsa pjesa bazë e punës mbetet shpërblimi për të.
Këtë e ka përcjellë Ibn Rexhebi nga Imam Ahmedi dhe Ibn Xheriri.”

Shejkh Khalid Ismail, Allahu e ruajtë dhe bëftë dobi me të. (40 të Neueuiut, hadithi: 1)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here