5 të veçantat e Profetit (alejhi selam)

0
153

Nga Xhabir ibn Abdullah, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, transmetohet se ka thënë: Ka thënë i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të,: “Më janë dhënë pesë gjëra, të cilat nuk i janë dhënë askujt prej Profetëve para meje:

1- Jam ndihmuar me frikë në largësinë një muaj.

2- Më është bërë e gjithë toka xhami (vendfalje) dhe e pastër (për tejemum), prandaj cilindo burrë që e arrin namazi le të falet (aty ku është).

3- Më janë lejuar mua plaçka e luftës dhe nuk i është lejuar askujt para meje.

4- Më është dhënë shefati (ndërmjetësimi).

5- Profeti (më parë) dërgohej vetëm tek populli i tij ndërsa unë u dërgova tek të gjithë njerëzit.” (Muttefekun alejhi)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here