“10 fjalë që shkatërrojnë fëmijën tënd”

0
312

Dr. Psikoterapeut: Xhasim El-Mutava

Vërtet, shumë nga nënat dhe baballarët, përgjatë prindërimit të tyre, ndaj fëmijëve të cilët u kanë ardhur në jetë përdorin një stad jo të avancuar të mirësjelljes komunikative dhe bashkëvepruese me ta. U drejtojnë fëmijëve fjalë, të cilat, fare nuk u kushtojnë rëndësi dhe nuk i vënë në llogari se ç’janë e ç’cilësi përbëjnë ato në esencën e tyre. E kështu, ata nuk e arrijnë dot synimin e natyrshëm edukues e të shëndetshëm të fëmijëve të tyre.

Fjala është thelbësorja dhe esenca e edukatës, e si rrjedhojë e kësaj, ne gjithmonë iu drejtohemi fëmijëve tanë me fjalë, i vëmë në llogari me fjalë, i ulim në bankën e të pyeturit dhe komunikojmë me ta me fjalë; po ashtu ne i nxisim, i aspirojmë, i entuziazojmë ata me fjalë, i lavdërojmë dhe i hidhërojmë, gjithashtu me fjalë.

Po, me siguri, të dhënurit edukatë fëmijëve, ndodh ose nëpërmjet fjalëve, ose nëpërmjet veprimeve. Ndërsa fjala është edukatëdhënie dialoguese, kurse veprimi edukatëdhënës është jodialogues, jo i fjalshëm, e jo tingëllor.

Nga eksperienca ime me njerëz të kategorive të ndryshme, me të cilët kam ecur në procesin e zgjidhjes së problemeve të edukimit të fëmijëve, kam zbuluar se më së shumti ajo që kontribuon në angështi dhe prapambeturinë e edukimit, është cilësia e ulët e dialogimit dhe e trajtimit të fëmijës, në aspektin e bashkëveprimit të fjalshëm!

Para dy ditësh pata një seancë me një djalë të ri, i cili kishte ikur nga shtëpia. Duke e dëgjuar rreth problemit që e mundonte dhe pas një sinteze të të gjithë situatës që më shpjegoi, e gjeta se strumbullari qëndronte tek fjala jo e matur e prindërve, fjalë që hidheshin në drejtim të tij.

Po ashtu, dua të përmend edhe rastin e një vajzeje të re, e cila ankohej për moskënaqësinë në vetvete, ku si arsye për këtë, ajo akuzonte trajtimin e keq të prindërve të saj; madje ajo edhe dëshironte që të hakmerrej ndaj prindërve të saj, pikërisht për fjalët e këqija të cilat e gjora i dëgjonte nga ata, nga babai dhe nëna.

Ndaj dhe unë, në shkrimin tim “10 fjalë që shkatërrojnë fëmijën tënd”, vendosa që t’i tubojë të gjitha ato fjalë që prishin disponimin dhe cilësinë e jetës tek fëmijët tanë dhe që janë investuese për keq në devijimin e tyre.

1.Ofendimi i fëmijës duke e përshkruar atë dhe duke i ngjitur paturpësisht karakteristikat e kafshëve. Si p.sh.: “O lopë, o kalë, o qen, o dem, o gomar, o hajvan..” Ose vazhdon në ekstremin tjetër dhe e ofendon aq rëndë duke ia mallkuar bile edhe ditën në të cilën ai është lindur.

2. Fyerja e fëmijës përgjatë synimit të heqjes nga ai të cilësive negative, si p.sh.: “Ti je hajdut, gënjeshtar, i shëmtuar, i trashë, bezdisës, harambashë” Etj..

3.Krahasimi! Kjo e shkatërron personalitetin e fëmijës; pra të krahasohet ai me një fëmijë tjetër. Sepse çdo fëmijë në unin e tij ka aftësitë, avantazhet dhe talentet e tij; sigurisht, të ndryshme nga fëmija tjetër. Krahasimi, pa mëdyshje që do ta bëjë fëmijën tënd të ndjejë të meta apo disavantazhe ose nëksanllëk në veten e tij. Veç këtye, ai e vret edhe vetëbesimin me këtë pesimizëm që e merr dhuratë nga prindërit e tij, nga njëri ose nga të dy, dhe fillon që të ndjejë urrejtje, inat dhe mëri ndaj fëmijës, me të cilën është krahasuar nga ana e prindërve!

Një shkrim tjetër i dobishëm Mendo dhe Falëndero
4.Dashuria e kushtëzuar. Kushtëzimi i fëmijës me kthim të dashurisë, duke ia imponuar një vepër të caktuar, si p.sh.: “Unë nuk do të të dua për shkak se e bën këtë vepër, por në qoftë se e bën këtë do të të dua, apo nëse do të korrësh sukses!”. Kjo është e papranueshme, ngase dashuria e kushtëzuar e bën fëmijën që të ndjejë se ai është i padashur dhe i padëshiruar, dhe kur të rritet ai do të ndjejë pakujdesje prej familjes, për shkak se gjersa ishte i vogël, ai ishte i padëshiruar për ta, ndaj dhe fëmijët dashurojnë dhe dashurojnë shumë, për shkak se dashuria e tyre është e pakushtëzuar.

5.Informacioni i gabuar. Është fjala për ato raste kur i thuhet fëmijës: “Nuk qanë burri”,“Mos qaj”, “Mos bëj kështu”, “Foshnjërin e ke lën pas”, “Ore ti je i çmendur”! Kështu atij i ndrydhen emocionet dhe nuk i lihet që të çlirohen e të shfaqen ato.

6. Zhgënjimi. Prindi e zhgënjen fëmijën, duke ia mohuar të drejtën të mendojë, si p.sh.: “Mjaft ore”, “Ti s’kupton gjë”, “S’ka dobi nga ti” etj..

7.Kërcënim i gabueshëm dhe joracional. P.sh.: “Do të ta thyej kokën”, “do të të therr”, “do të të pij gjakun” etj..

8.Ndalesa e përsëritshme e cila është jobindëse. P.sh. përsëritja e fjalës dhe refrenit: “Jo, Jo, Jo”. Pra, në të shumtën e rasteve ne ua refuzojmë dhe ua hedhim poshtë kërkesat fëmijëve tanë, pa asnjë qartësi dhe shkak. Dhe kështu fëmija mbetet i papërmbushur dhe i ç’rëndësishëm!

9.Lutja kundër tij. P.sh.: “Allahu të marrtë”, “Allahu ta marrtë shpirtin”, “O i mallkuar”.

10.Skandali. Të zbuluarit e fshehtësirave të fëmijës përpara të tjerëve.

Të dashur lexues! Le të jemi të kujdesshëm se çfarë fjalë themi e flasim në shtëpitë tona, sepse fjala ka ndikim jashtëzakonisht të madh tek ne. Ndaj dhe Zoti i Madhërishëm, vendosi që neve të na flet nëpërmjet fjalës, kështu dhe na zbriti fjalën e Tij, Kur`anin. Pastaj njeriu hyn dhe del nga Islami nëpërmjet fjalës. Po ashtu edhe beqari me fjalën transferohet nga jeta e tij e beqarisë në jetën bashkëshortore. Pra të mos e nënvlerësojmë e nënçmojmë fjalën; të kujdesemi për fjalën përballë fëmijëve tanë, me të cilën ne ua ndërtojmë personalitetin dhe investojmë në zhvillimin e tyre. Me fjalë të mira dhe të matura, ne bëjmë që fëmijët tanë të jenë të plotësuar nga të gjitha këndet njerëzore.

Shqipëroi nga arabishtja: Agron Islami

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here