Zyrtarë të Kosovës takohen me zyrtarë amerikanë kundër “terrorizmit”

0
185

0d657faeee29b1bd938abad400c47bed_XL

Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi, zëvendëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni pritën sot një delegacion amerikan për bashkëpunim kundër terrorizmit, në përbërje të përfaqësuesve nga Departamenti i Shteti, Departamenti i Drejtësisë, Qendra Kombëtare e SHBA-ve Kundër Terrorizmit, Departamenti për Siguri Kombëtare dhe Byroja Federale e Hetimeve të SHBA.

Delegacioni u takua me udhëheqësit e Republikës së Kosovës, si pjesë e angazhimit të tij me disa vende të rajonit.

Takimi u fokusua në nxitjen e bashkëpunimit të vazhdueshëm në sektorin e sundimit të ligjit, ngritjen e kapaciteteve, sigurinë e kufijve, kundër terrorizmit si dhe nismave të tjera rajonale të sigurisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here