ZVICRA INAUGURON URËN MË TË LARTË NË EVROPË

Ura më e lartë në Evropë u inaugurua të premten në Titlis, një rajon malor, që gjendet pranë Engelberg, në qendër të vendit, bëri të ditur agjencia zvicerane e lajmeve “ATS”.

E ndërtuar në mbi 3.000 metra lartësi, kjo urë është një metër e gjerë dhe 100 metra e gjatë.

Ura e quajtur “Titlis Cliff Walk”, u ndërtua për të shënuar 100-vjetorin e teleferikut Engelberg-Gerschnialp dhe kushtoi 1,3 milionë franga zvicerane.

Kjo urë është projektuar për të tërhequr turistë nga e gjithë bota dhe është ndërtuar në 3.041 metra lartësi.