Izraeli: Gati pushtimi i Gazës nga toka, presim diplomacinë

0
217

Qielli në kufirin mes Gazës dhe Izraelit është i mbushur me avionë luftarakë, raketa e dronë që qarkullojnë nga njëra anë në tjetrën në ditën e gjashtë të konfliktit mes Hamasit dhe Ushtrisë izraelite. Ushtria izraelite e ka përshkallëzuar edhe më tej sulmin e saj, ndërsa lideri i Hamas, Khaled Meshaal, u zotua se do të vazhdojë rezistencën kundër “armikut kriminel”. “Ne nuk kërkojmë përshkallëzimin e situatës dhe as një luftë në terren, por nuk kemi frikë dhe nuk do të tërhiqemi”, tha ai. Të hënën, Izraeli bombardoi dhjetëra lokacione të reja në Gaza dhe njoftoi se ishte përgatitur që nëse situata përkeqësoj, të përdorte trupat nga toka, edhe pse preferonte zgjidhje diplomatike që do t’i jepnin fund goditjeve të raketave nga Gaza, pa premtuar ndërkohë fundin e bombardimeve të veta. Zyrtarët në Egjipt, të cilët po ndërmjetësojnë për arritjen e një armëpushimi, janë shprehur optimistë për mbylljen e një marrëveshjeje. Dymbëdhjetë civilë palestinezë dhe katër luftëtarë u vranë nga bombardimet ajrore të hënën, duke e çuar numrin e viktimave në Gaza në rreth 95 veta, ku pjesa më madhe e tyre janë civilë, mes tyre edhe fëmijë. Ndërsa në Izrael kanë mbetur të vrarë tre persona. Sulmet e fundit Në sulmet e fundit, militantët e Hamas kanë hedhur 45 raketa nga Rripi i Gazës në Jug të Izraelit, duke mos shkaktuar dëme, sipas Policisë izraelite. Një prej raketave ka rënë mbi një shkollë të mbyllur, mes shënjestrave të Izraelit në Gaza gjatë së hënës ishin një bllok kullash, ku qëndronte media ndërkombëtare, dhe ky ishte sulmi i dytë radhazi. Një person humbi jetën në këtë sulm. Lideri në ekzil Khaled Meshaal, lider në ekzil i Hamasit, tha se Rripi i Gazës qeveriset nga grupi islamik dhe Izraeli nuk i ka arritur objektivat e veta. Sipas tij ishte i mundshëm një armëpushim, por Hamas nuk do të pranonte kërkesat e Izraelit. “Izraeli duhet që më parë të ndalë bombardimet e veta dhe të heqë bllokadën nga Gaza”, tha ai, duke shtuar se “Armët e rezistencës e kanë kapur në befasi armikun. Kushdo që e ka nisur luftën, duhet ta përfundojë atë”, theksoi Meshaal nga një konferencë në Kajro, duke informuar se Kryeministri izraelit, Beniamin Netanjahu, kishte kërkuar armëpushimin, por deklarata e tij u hodh poshtë më pas nga një zyrtar izraelit si e pavërtetë. Dje, në Gaza mijëra njerëz dolën në rrugë për të varrosur 4 fëmijë dhe pesë gra të vrara në një ndërtesë të sulmuar nga izraelitët. Liderët e BE-së bënë thirrje për ndaljen e sulmeve dhe mbrojtjen e popullsisë civile. Deklarata e tyre u bë pas asaj të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun. Sondazhet Rreth 84 për qind e izraelitëve kanë mbështetur sulmin e fundit në Gaza, sipas një sondazhi të agjencisë “Haaretz”, por vetëm 30 për qind e tyre kërkonin një pushtim, ndërsa 19 për qind donin që qeveria e tyre të punonte për të arritur armëpushimin së shpejti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here