Zemërimi ju sjell infarkt

0
270

Në çaste hidhërimi, inati, zemra nis të rrahë më fort , tensioni rritet, koronariet shtrëngohen dhe rritet probabiliteti i thyerjes së pllakave aterosklerotike të mbushura me kolesterol, një ndër shkaktarët kryesorë të infarkteve. Tek disa persona diçka e tillë ndodhë disa ditë pas zemërimit të tepruar tek të tjerë që në atë çast.

 

Mjafton një zënkë në familje , një keqkuptim në punë apo një situatë e rënduar trafiku dhe ju do të jeni të rrezikuar pasi që këto të gjitha janë shkaqe të mjaftueshme për të rritur në nivele të larta zemërimin.shutterstock_92013761.focus-none.max-1000x800-500x380

E zemërimi i tepërt është një ndër faktorët kryesorë që çojnë në infarkt. Sipas një studimi të kryer nga spitali ‘’Royal North Shore’’ në Sidney , thuhet se disa orë pas një shpërthimi të ndonjë inati probabiliteti i një ataku kardiak është 8 herë më i lartë se zakonisht.

Nuk mund të përjashtohen edhe krizat e ankthit të cilat ngrisin rrezikun e një infarkti 9 herë më shumë. Këtë e faktojnë statistikat e disa personave të përfshirë në studim.

Në çaste hidhërimi, inati, zemra nis të rrahë më fort , tensioni rritet, koronariet shtrëngohen dhe rritet probabiliteti i thyerjes së pllakave aterosklerotike të mbushura me kolesterol, një ndër shkaktarët kryesorë të infarkteve. Tek disa persona diçka e tillë ndodhë disa ditë pas zemërimit të tepruar tek të tjerë që në atë çast.

Gjithashtu edhe stresi, është faktorë ndikues në një atak kardiak, për këtë arsye është e këshillueshme të evitohen sa më tepër të jetë e mundur situatat e zemërimit, ankthit, dhe stresit.

Islami na ka mësuar se zemërimi nuk është aspak i mirë prandaj dhe,

Nga Ebu Hurejre redijall-llahu anhu, transmetohet:

“Një njeri i tha të Dërguarit të All-llahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem:

‘Më këshillo.’ I Dërguari tha: ‘Mos u zemëro!’                                                                     Ky e përsëriti pyetjen disa herë. I Dërguari sërish tha: ‘Mos u zemëro!'”

(Buhariu)

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here