ZEKATI & SADAKATUL FITRI

0
226

DEFINICIONI:

Allahu,subhanehu ve teala, fenë e Muhammedit, Alejhi selam e ndau ne tri pjese: Iman (besim), Islam dhe Ihsan (bamirësi).

Islamin e beri te përbëhet prej 5 konditave, prej te cilave me e rëndësishmja (pas Shehadetit) është namazi, pastaj zekati, sepse me namaz i bën ibadet Allahut, Subhanehu ve teala ndërsa me zekat iu bën mire krijesave te Tij.

Obligueshmeria e namazit është cekur shumehere ne Kur’an dhe si për çudi, çdoherë ka ardhe e shoqëruar me zekatin. Sa për ilustrim thotë Allahu,subhanehu ve teala, “ وأقيموا الصلاة وءاتوا الزكاة Falni namazin dhe jepni zeqatin …“([1]),pastaj” فإنْ تابوا وأقاموا الصلاة وءاتوا الزكاةَ فإخوانكم في الدين Po, nëse ata pendohen, e falin namazin dhe e japin zeqatin, atëherë i keni vëllezë në fe…“([2]),pastaj ” وما أُمِروا إلاّ ليعبدوا اللهَ مُخلصين له الدّين حُنفاء، ويُقيموا الصلاة ويُؤتوا الزكاة وذلك دينُ القيِّمة E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin All-llahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, që të largohen prej çdo besimi të kotë, ta falin namazin, të japin zeqatin, se ajo është feja e drejtë.”([3]).

Kur Pejgamberi Alejhi selam e dërgoi Muadhin ne Jemen i tha”إنّك تقدم على قوم أهل كتاب، فليكن أول ما تدعوهم إليه: شهادة أن لا إله إلاّ الله، وأنّي رسول الله، فإنْ هم أطاعوك لذلك، فأعلمهم أنّ الله قد افترض عليهم صدقة تُؤخذ من أغنياءهم، فتُردّ على فقراءهم، فإنْ هم أطاعوك لذلك، فخذ منهم وتوقّ كرائم أموالهم، واتّق دعوة المظلوم فإنّه ليس بينها وبين الله حجاب Vërtet ti je duke shkuar tek nje popull, te cilët janë ithtarë te librit (te krishtere) andaj le të jetë gjeja e pare ne te cilën i thërret: Dëshmia se nuk zot te adhuruar me merite përveç Allahut (Subhanehu ve teala) dhe se unë jam i dërguar i Allahut. Nëse te respektojnë ne këtë, atëherë mësoi se Allahu ua ka obliguar lëmoshën, e cila merret nga te pasuritë e tyre dhe iu shpërndahet te varfërve te tyre. Nëse (edhe) ne këtë te respektojnë atëherë merre prej tyre dhe ke kujdes nga pasuritë e çmuara tek ata. Poashtu ke kujdes nga duaja e madhlumit (atij qe i është bere padrejtësi) sepse ne mes saj (duasë) dhe Allahut nuk ka perde (pengese)“([4]).

Allahu,subhanehu ve teala, zekatin siç pame e ka quajtur sadaka (lëmoshë).

Zekati gjuhësisht dtth shtim, zhvillim. Psh, për te mbjellat thuhet: Zeka nëse janë zhvilluar dhe janë rritur, dhe nuk zhvillohen përveç nëse ndahen prej ferrave te kuqe. Mu për këtë, kjo shprehje ne sheriatin islam përdoret për pastrim. Thotë Allahu ” قد أفلح من زكّاها Pra, ka shpëtuar ai që e pastroi vetveten.“([5]), pastaj “ قد أفلح من تزكّى Ka shpëtuar ai që është pastruar “([6]).

Pra shpirti i lemoshdhenesit pastrohet sikurse qe pasuria pastrohet dhe shtohet kuptimisht([7]). Ndërsa Zekati si nocion përdoret për pasurinë, te cilën e jep njeriu nga pasuria e përgjithshme e tij, qe t’iu shpërndahet fukarave.

NXITJA PËR DHËNIEN E TIJ

Thotë Allahu,subhanehu ve teala, ” خُذ من أموالهم صَدَقة تُطهّرُهم وتُزكِّيهم بها Merr prej pasurisë së tyre (të atyre që pranuan gabimin) lëmoshë që t’i pastrosh me të dhe t’u shtosh (të mirat)…“([8]),dth: O ti i dërguar! Merr prej pasurisë se besimtareve nje pjese te caktuar si zekat i obliguar,ose jo te caktuar,nëse behet fjale për shtesa vullnetare” تطهرهم وتزكيهم بها që t’i pastrosh me të dhe t’u shtosh (të mirat)…“,dtth: t’i pastrosh ata me këtë pasuri nga njollat e koprracisë, lakmisë dhe vrazhdësisë ndaj fukarave. Ka thënë Allahu,subhanehu ve teala, ” إنّ المتّقين في جنّاتٍ وعيونٍ ءاخذينَ ما ءاتاهُم ربُّهم إنّهم كانوا قبْل ذلك مُحسنين، كانوا قليلاً من اللّيل مايهجعون، وبالأسحار هم يستغفرون وفي أموالهم حقٌّ للسائل والمحروم Të devotshmit janë në kopshte e burime. 16. Të kënaqur se kanë shtënë në dorë atë që u dha Zoti i tyre, ata edhe më parë (në dunja) ishin mirëbërës .17. Ata qenë të cilët pak flinin natën .18. Dhe në syfyr (kah mbarimi i natës) ata kërkonin falje për mëkate .19. Dhe në pasurinë e tyre kishin përcaktuar të drejtë për lypësin dhe për të ngratin (që ka nevojë por nuk lyp).“([9]).Po ashtu thotë ” والمؤمنونَ والمؤمناتُ بعضُهم أولياءُ بعض يأمرونَ بالمعروفِ وينهوْنَ عن المنكر ويُقيمونَ الصّلاة ويُؤتونَ الزّكاة ويُطيعونَ اللهَ ورسولَهُ أولئك سَيرْحمُهم اللهُ Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri-tjetrin, urdhërojnë për të mirë, e ndalojnë nga e keqa, e falin namazin dhe japin zeqatin, respektojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij. Të tillët do t’i mëshirojë All-llahu…“([10]),dtth:Grup,te cilin Allahu, subhanehu ve teala, e begaton dhe e mbulon me mëshirën e Tij. Këta janë ata qe e ndihmojnë njëri tjetrin, dojnë njeri tjetrin,urdhërojnë për te mire e ndalojnë nga e keqja njeri tjetrin. Pra mëshira dhe ndihma arrihen me namaz ndërsa lidhjet ndërmjet nesh përforcohen me dhënien e zekatit.

Thote Pejgamberi Alejhi selam ” ثلاثة أقسم عليهنّ وأحدِّثكم حديثًا فاحفظوه: ما نقص مال من صدقة، ولا ظُلم عبدٌ مظلمة فصبر عليها، إلاّ زاده الله بها عزّا، ولا فتح عبدٌ باب مسألة، إلاّ فتح الله عليه باب فقر Për tri gjera iu betohem dhe po ua them një hadith,andaj mbanë mend: Pasuria nuk pakësohet me zekat,dhe nuk i behet ndonjë padrejtësi robit,për te cilën bën durim,e te mos ia shtoje Allahu,subhanehu ve teala, me te krenarine,si dhe nuk e hap ndokush derën e lypjes e te mos ia hap Allahu,subhanehu ve teala, derën e varfërisë“([11]).

Verejtja per mosdhenien e tij

Thotë Allahu,subhanehu ve teala, “والذين يكنزون الذهبَ والفضّة ولا يُنفِقونها في سبيلِ الله فبَشِّرهُم بعذابٍ أليم، يومَ يُحْمى عليها في نارِ جهنّمَ فتُكْوى بها جِباهُهُم وجُنوبُهُم وظُهورُهُم هذا ما كَنَزْتُم لأنفُسِكُم فذُوقوا ما كُنتم تكنزون … Ata të cilët e ruajnë arin e argjendin e nuk e japin për rrugën e All-llahut, lajmëroji për një dënim të dhembshëm .35. Atë ditë kur ajo (pasuri e deponuar) fërgohet në prushin e xhehennemit, e me të (ashtu zharavë) lyhen ballët, anët dhe shpinat e tyre (do t’u thuhet): “Kjo është ajo që e dispozitat për veten tuaj, pra shijoni atë që e depozitonit!””([12]).

Buhariu dhe Muslimi transmetojnë nga Ebu Hurejre se Pejgamberi Alejhi selam ka thënë” مَن أتاهُ اللهُ مالاً فلَمْ يؤدِّ زكاته مثل له يوم القيامة شجاعًا* أقرع له زبيبتان يطوقه يوم القيامة، ثم يأخذ بلِهْزمتيه ـ يعني شدقيه ـ ثم يقول أنا كنزك، أنا مالك. ثم تلا هذه الآية: وَلا يَحْسَبَنَّ الَّذِينَ يَبْخَلُونَ بِمَا آتَاهُمُ اللَّهُ مِنْ فَضْلِهِ هُوَ خَيْراً لَهُمْ بَلْ هُوَ شَرٌّ لَهُمْ سَيُطَوَّقُونَ مَا بَخِلُوا بِهِ يَوْمَ الْقِيَامَةِ وَلِلَّهِ مِيرَاثُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَاللَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ خَبِيرٌ Kujt i jep Allahu,subhanehu ve teala, pasuri dhe nuk e jep zekatin e saj,do t’i shndërrohet ne ditën e gjykimit ne një gjarpër tullac,i cili i ka dy pika te zeza mbi sy,i cili do ta shtrëngojë rreth qafe,pastaj do ta kap për fulqinj dhe do t’i thotë Unë jam kapitali yt,unë jam pasuria jote. Pastaj lexoi këtë ajet ” Ata, të cilët bëjnë koprraci me atë që nga të mirat e veta u dha All-llahu, të mos mendojnë kurrsesi se ajo është në dobi të tyre. Jo, ajo është në dëm të tyre. Ajo e mirë me çka bënë koprraci, në ditën e kiametit do t’u mbështillet në qafën e tyre. All-llahut i mbesin trashëgim qiejt dhe toka, All-llahu është i njohur mirë më atë që veproni.“([13]).

Transmeton Ibni Maxhe,Bezzari dhe Bejhekiu,tekstin e te cilit do ta sjellim me poshtë,nga Abdil-lah Ibni Amri se Pejgamberi Alejhi selam ka thënë”… ولم يمنعوا زكاة أموالهم إلاّ مُنِعوا القطر من السماء، ولولا البهائم لم يمطرواdhe nuk ndodhe qe njerëzit ta braktisin dhënien e zekatit e te mos iu ndalet shiu,dhe po te mos ishin shtazët nuk do t’iu binte shi… “.

Kushdoqë e mohon obligueshmërinë e zekatit ai është renegat, konsiderohet i dalur nga Islami dhe mbytet si pabesimtar, përveç nëse ka hyre rishtazi ne Islam,keshtuqe falet për shkak te mosnjohjes se parimeve islame.

Ndërsa ai qe nuk e jep zekatin por megjithatë beson obligueshmërinë e tij,ai bën mëkat ndërsa prej Islamit nuk del dhe gjyqetarit i mbetet t’ia marre me force dhe ta qortoje. Sipas Imam Shafiut dhe Imam Ahmedit, gjyqtari përveç sasisë se caktuar për zekat,ia merë edhe gjysmën e pasurisë se tij si ndëshkim.

KUJT I OBLIGOHET DHËNIA E ZEKATIT?

Zekati i obligohet çdo muslimani te lire, i cili posedon sasinë e caktuar për zekat, prej çfarëdo lloj pasurie qofte, për te cilën është parapare zekat.

Sa i përket sasisë, kushtëzohet qe te jete teprice e nevojave te domosdoshme,pa te cilat njeriu nuk mund te jetoje, si ushqimi, banimi, veshje-mbathja, mjeti i udhëtimit, mjetet e zanatit,sikurse qe kushtëzohet t’i këtë mbushur pasuria e tille një vit. Periudha 1-vjeçare llogaritet prej asaj dite qe njeriu është bere pronar i pasurisë dhe patjetër duhet te mbushet një vit. Nëse gjate viti e ka arritur pasuria e tij sasinë për dhënien e zekatit,por ende pa u mbushur një vit është pakësuar atëherë nuk ka zekat. E nëse është bere prape tamam për zekat,atëherë periudha fillon tani e jo me pare kur ishte arritur sasia e duhur.

Sa i përket pemëve dhe te lashtave,zekati i tyre epet ne ditën e vjeljes,respektivisht korrjes. Thotë Allahu,subhanehu ve teala, “ وءاتوا حقَّهُ يومَ حصادِه … kur të piqen dhe ditën e korrjes (të vjeljes) së frutave jepni atë pjesë që është obligim (të varfërve e nevojlive)…”([14]).

Për te qene zekati i vlefshëm kushtëzohet nijeti,sepse ai është ibadet. Nijeti behet për t’u arritur kënaqësia e Allahut,Subhanehu ve teala me dhënien e zekatit dhe kërkimin e shpërblimit tek Ai. Thotë Pejgamberi Alejhi selam ” إنما الأعمال بالنيات وإنما لكل امرئ ما نوىVërtet veprat shpërblehen sipas qëllimeve dhe se çdokujt i takon ajo çka ka bere nijet“([15]).

DHËNIA E ZEKATIT NE KOHEN E DUHUR

Zekatin duhet dhënë ne kohen e duhur, pra atëherë kur te behet obligim dhënia e tij me arritjen e sasisë se duhur. Ndalohet shtyrja e paarsyeshme dhe nëse njeriu ka mundësi ta jap zekatin por e vonon pastaj malli, qe është dashur te epet zekat prishet, këtij nuk i bie obligimi i dhënies por patjetër duhet ta jap zekatin.

PASURITË, PËR TE CILAT DUHET DHËNË ZEKAT

Islami e ka obliguar dhënien e zekatit nga ari, argjendi, pemët, perimet, te lashtat, mallrat e tregtisë, bagëtia, xehet si dhe nga rikazi, thesari i fshehur qysh nga koha e injorancës, periudhës paraislamike.

NDARJA E ZEKATIT

Ndarja e zekatit behet ne tetë sektore, te cilat Allahu, subhanehu ve teala, i përmblodhi ne fjalën e tij ” إنّما الصّدقاتُ للفُقراءِ والمساكينَ والعامِلينَ عليها والمُؤلّفةِ قُلوبُهم وفي الرِّقابِ والغارمينَ وفي سبيل اللهِ وابن السبيلِ فريضةً من اللهِ واللهُ عليمٌ حكيم All-llahu caktoi obligim që lëmosha (zeqati etj.) t’ju takojnë vetëm: të varfërve (nevojtarëve), të ngratëve (që s’kanë fare), punonjësve (që e tubojnë), atyre që duhet përfituar zemrat (të dobëtve në besim), e duhet dhënë edhe për lirim nga robëria, të mbyturve në borgje, (luftëtarëve), në rrugën e All-llahut dhe atij që ka mbetur në rrugë. All-llahu e di gjendjen e robërve, punon sipas urtësisë së vet.“([16]).

Le te shohim ne vijim nje koment te shkurter per keto sektore:

1-2 Të varfërve (nevojtarëve), të ngratëve (që s’kanë fare): këta janë nevojtare, te cilët nuk kane kushtet e mjaftuara për jetese. Te kundërtit e këtyre janë te pasurit, te cilët nuk kane nevoje për këtë ndihme. Sasia, sipas se cilës konsiderohet njeriu i pasur është te ketë me shume sesa nevojat e tij elementare dhe te fëmijëve te tij, si: ushqimi, pija, banesa, etj. Këtij lloji i epet prej zekatit aq sa mund ta kalojnë këtë pengese dhe te llogariten te pasur, sipas domethënies qe cekem me pare.

Fukarate kane me shume nevoje sesa miskinet, te ngratit,sepse te ngratit edhe nëse nuk gjejnë ndihme te mjaftueshme për nevojat e tyre se paku diç gjejnë. Madje vet Pejgamberi Alejhi selam lutej nga varfëria e thoshte” اللهم أحيني مسكينًا واحشرني في زمرة المساكين O Allahu im! Me ngjall (më bë të jetoje) miskin (te ngrate) dhe me ringjalle ne grupin e meskineve (te ngratëve)“([17]).

3- Punonjësve (që e tubojnë), te cilët caktohen prej udhëheqësit. Ne këtë grup hyjnë mbikcyresit, mbikcyresit e kafshëve, nëse epen zekat, mbajtësit e regjistrave dhe është kusht qe mbledhësit te jene muslimane.

4- Atyre që duhet përfituar zemrat (të dobëtëve në besim). Këta janë një grup, qe me dhënien e zekatit iu afrohen zemrat te Islami dhe iu përforcohen ne te, ose t’i shpëtojnë muslimanet sherrit te tyre, ose me mbrojtjen e tyre fitohet e mira. Këtu hyjnë besimtaret e pabesimtaret.

5-Për lirim nga robëria. Këtu hyjnë robërit, te cilët kane kontrate me zotërinjtë e tyre për t’u liruara ndërsa robërit pa kontrate blihen dhe lirohen.

6-Të mbyturve në borgje. Këta janë borxhlinjtë, te cilët janë dy lloje:

A– Borxh i zakonshëm, qe i pet për interes personal ne gjera te lejuara, p.sh: i epet zekat për ta paguar borxhin.

B- Borxh për te pajtuar mes njerëzve, p.sh: dikush ka dijen (shpagimin për gjak), ose për qetësimin e dy grupeve te armiqësuara ndërmjet vete.

7- (luftëtarëve), në rrugën e All-llahut. Këtu behet fjale për luftëtarë, te cilët nuk kane paga shtetërore, keshtuqe iu pet nga zekati për shpenzimet e rrugës, qëndrimin e tyre dhe çmimin e armeve.

8-Atij që ka mbetur në rrugë. Për qellim është musafiri, i cili është larg vendit te tij, pamarre parasysh se është apo jo i pasur ne vendin e tij.

Ja këto ishin sektorët e ndarjes se zekatit.

KUJT NUK LEJOHET T’IA JAPËSH ZEKATIN

Zekati nuk i epet te pasurit, te fortit për pune, familjes se Muhammedit, Alejhi selam…Nuk lejohet dhënia e zekatit prindërve e përpjetë, dtth: gjyshërve, pastaj nuk lejohet dhënia e zekatit fëmijëve, nipërve, atyre qe patjetër duhet t’i mbash, si: gruaja, robi, i afërmi, sepse shpenzimi për ta është obligim. Nuk lejohet poashtu dhënia e zekatit kafirit-pabesimatarit nëse nuk është për qellim përfitimi i zemrës se tij.

ZEKATUL FITRI

Me këtë perqellimohet dhënia e zekatit, respektivisht fitrave ne Ramazan. Si rit është obligim për çdo musliman, te lire e rob, mashkull e femër, te madh e te vogël. Është ligjësuar qe te jete pastrim për shpirtin e agjëruesit, për gjerat, për te cilat mendon se i ka anashkaluar apo nuk i ka përfillur siç duhet.

Ebu Davudi, Ibni Maxhe dhe Darekutniu transmetojnë nga Ibni Abbasi se ” فرض رسول الله صلى الله عليه وآله وسلم زكاة الفطر طُهْرة للصائم من اللغو، والرفث، وطُعمة للمساكين، مَنْ .أدّاها قبل الصلاة، فهي زكاة مقبولة، ومن أدّاها بعد الصلاة، فهي صدقة من الصدقات Pejgamberi Alejhi selam e obligoi zekatul fitrin si pastrim te agjëruesit nga fjalët e këqija dhe marrëdhëniet seksulae, ndërsa si shprese për te ngratin. Kush e jep para namazit është zekat i pranuar (inshaAllah) ndërsa kush e jep pas namazit, ajo mbetet sadaka-lëmoshë e rëndomtë.

KUJT I OBLIGOHET

I obligohet muslimanit, i cili posedon pasuri sa një sa’, e cila është shtese e nevojave te tij dhe te familjes se tij për një dite e nate. I obligohet njeriut për vete dhe për ata qe i ka nen mbikëqyrje, si gruaja, fëmijët.

Sasia: Obligim është një sa’ grurë ose elb ose hurma ose rrush te terur, ose te ngjashme me këto, te cilat llogariten ushqim.

Imami Ebu Hanife, Allahu e paste mëshiruar, mendon se lejohet dhënia e vlerës se këtyre gjerave ne te holla.

Sa’i është mase e barabarte me katër grushta te një njeriu mesatar. Kjo është e barabarte me një filxhan + 1/3 e filxhanit ose me dy filxhane apo kupa.

DHËNIA E SADAKASE PARA KOHËS

Shumica e dijetareve e kane lejuar përshpejtimin e dhënies se sadakase para bajramit për një apo dy dite por kane polemizuar me ata qe thane me tepër se dy dite. Tek Imami Ebu Hanife, Allahu e paste mëshiruar, lejohet madje dhënia edhe para ardhjes se muajit Ramazan. Tek Imami Shafii, Allahu e paste mëshiruar, mendon se lejohet dhënia qysh prej fillimit te muajit ndërsa Imami Malik dhe ajo qe është e njohur prej drejtimit te Imamit Ahmed, Allahu i paste mëshiruar qe te dy, se lejohet përshpejtimi një apo dite para bajramit. Allahu e di me se miri!

SEKTORËT E SHPËRNDARJES SE SADAKATUL FITRIT:

Shpërndarja e sadekatul fitrit behet ne tetë sektorët e lartpërmendura te zekatit.

Referencat:

1- El Iddetu fi sherhil Umdeh,Beha El Makdesijj

2- Mexhmu’ul Fetava,Ibni Tejmije

3- Fikhus Sunneh,Sejdi Sabik

Marre nga www.elsonna.com

Përshtati ne shqip: Sedat Gani Islami

12/2/2005,e shtune

Brunei Darussalam

[1] Bekare 43

[2] Tevbe 11

[3] Bejjine 5

[4] Sahih,e transmetojne grupi, Buhariu, Muslimi,Tirmidhiu,Nesaiu,Maxhe,Davudi

[5] Shems 9

[6] A’la 14

[7] sepse Allahu shperblen shperblim te madh per dhenien e zekatit .Mu per kete thuhet se me zekat shtohet pasuria.S.Islami

[8] Tevbe 103

[9] Dharijat 15-19

[10] Tevbe 71

[11] Tirmidhiu

[12] Tevbe 34-35

[13] Ali Imran 180

[14] En’am 141

[15] Buhariu

[16] Tewbe 60

[17] Tirmidhiu

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here