Zekati i fitrit (Sadakaja e fitrit)

0
220

Zekati i fitrit (Sadakaja e fitrit) është një lëmoshë e cila jepet zakonisht në fund të Muajit Ramazan e deri para namazit të Bajramit. E nëse jepet pas namazit të Bajramit atëherë nuk konsiderohet më Zekat Fitr, por lëmoshë e zakonshme.

Zekati i Fitrit jepet për të shprehur falënderimin ndaj Allahut, për t’u pastruar nga të metat që kanë kaluar gjatë Ramazanit dhe për t’u garantuar të varfërve ushqimin e asaj dite, në mënyrë që të mos lypin të paktën për ditën e Bajramit.

Zekati i fitrit është një lëmoshë që e ka detyrë çdo musliman mashkull ose femër, të cfarëdo moshe qofshin. Madje detyrë është që të jepet dhe për fëminë e sapolindur.

Sasia e zekatit të fitrit është një Sa’ë për çdo frymë. Kjo masë është e barabartë me katër grushte të një burri normal të mbushura me drithëra. Përveç drithërave mund të jepen të gjitha zahiretë ose tëmotjet që janë si ushqim bazë në vendet e ndryshme ku muslimanët jetojnë, siç janë groshët, bathët, rrushi dhe hurmat e thata etj. Në rastet kur drithërat dhe zahiretë nuk janë aq të nevojshme për njerëzit, pasi standartet e jetesës mund të ndryshojnë, atëherë lejohet të jepet zekati i fitrit në vlerë monetare.

Hoxhë Mustafë Tërniqi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here