Xhenseni (Ginseng)

0
320

Panax ginseng. Mayer (xhenseni)

Xhenseni (Ginseng) është një tjetër bimë e çmuar në Mjekësinë Tradicionale Kineze, gjë që është pranuar gjerësisht edhe nga perëndimi për rritjen e imunitetit, për shtimin e energjisë dhe për të luftuar impotencën.

Megjithatë kjo bimë është përdorur tradicionalisht për të luftuar kancerin. Studimet kanë treguar se ekstrakti i xhensenit ka potencial në parandalimin e kancerit të fytit, mushkërive, stomakut dhe mëlcisë. Kjo bimë është dhe shpresë e re për ata të cilët vuajnë nga impotenca.Ginseng

Xhenseni është bima e cila në mjekësinë kineze me shekuj përdoret si afrodiziak, ndërsa hulumtimi i ri tregon që xhenseni mund të zëvendësojë viagrën. Edhe pse hulumtimet e mëparshme kanë treguar që xhenseni mund të ndihmojë te impotenca, shumica e tyre janë kryer tek minjtë laboratorik, ndërsa ky është hulumtimi i parë i këtij lloji i cili është kryer në meshkuj.

Në hulumtim kanë marrë pjesë 119 meshkuj, tek të cilët janë diagnostikuar probleme me arritjen dhe mbajtjen e ereksionit. I kanë ndarë në dy grupe. Një grup çdo ditë ka marrë tabletën me esktraktin e xhensenit, ndërsa grupi tjetër ka marrë placebo.

Pas 8 javësh meshkujt të cilët kanë marrë xhensen kanë shfaqur përmirësim të vogël, por të rëndësishëm, në arritjen dhe mbajtjen e ereksionit.

Rezultatet e hulumtimiti nga shkencëtarët koreanë, të cilat janë publikuar në revistën “International Journal of Impotence Research” tregojnë që natyra fsheh të gjitha ilaçet për të gjitha problemet, pra edhe problemet me ereksionin.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here