XHAMIA E BAJRAKLISË KU U ZHVILLUAN PUNIMET E “LIDHJES SË PRIZRENIT” MË...

XHAMIA E BAJRAKLISË KU U ZHVILLUAN PUNIMET E “LIDHJES SË PRIZRENIT” MË 1878.

                                                                                                                                                           62062_587738074643901_1549771556_n

Hoxhallarët shqiptarë filluan përgatitjet për themelimin e një lëvizjeje politike-ushtarake, që në muajin mars të vitit 1878. Mbledhjet u mbajtën nëpër xhami, mejtepe dhe medrese… Kuvendi themelues, Kuvendi i Përgjithshëm i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit u organizua prej hoxhallarëve. Ata ishin mendja, zemra dhe shpirti i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Të gjitha komitetet e Lidhjes, apo degët e saj, që ishin themeluar në të gjitha qytetet shqiptare, ishin organizuar prej hoxhallarëve, prej Gjakovës deri në Shkodër, nga Prishtina deri në Dibër, që u përhapen me të shpejtë edhe në Shqipërinë e Jugut, deri në Janinë…

Në Kuvendin e Përgjithshëm të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku morën pjesë rreth treqind përfaqësues, edhe nga Sanxhaku e Bosna, prej tyre dihen emrat e rreth 150 përfaqësuesve, 96 ishin nga Kosova, 26 nga Vilajeti i Shkodrës, të tjerët nga Vilajeti i Manastirit dhe i Janinës, shumica prej përfaqësuesve ishin hoxhallarë…