VM e Egjiptit refuzon pjesëmarrjen në qeverinë e grusht shtetit

0
240

egjipt1Vëllazëria myslimane e Egjiptit ka hedhur poshtë një ofertë për t’u bashkuar me kabinetin kalimtar të grusht shtetit, pasi kryeministri i përkohshëm Hazem el-Beblawi njoftoi se ai do të fillojë punën për formimin e një qeverie të përkohshme ku përfshihet edhe Vëllazëria.

 Beblawi i tha agjencisë së lajmeve Reuters të mërkurën se ai pranon se do të jetë e vështirë për të fituar mbështetjen unanime të egjiptasve për qeverinë e re.

 “Sigurisht që ne respektojmë opinionin publik dhe ne përpiqemi që të jemi në përputhje me shpresat e popullit, por nuk është gjithmonë një zgjedhje e përbashkët, ju nuk mund ti kënaqni të gjithë njerëzit,” tha Beblaëi.

Al Jazeera tha se disa nga grupet opozitare si Tamarrod thanë se ata nuk janë konsultuar, dhe se planet për qeverinë e përkohshme kanë qenë një proces i nxituar politik, dhe se ato po bëhen në terr.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here