Vlerat shëndetësore të Agjërimit

0
226

Fe të ndryshme, profetë të të gjitha religjioneve, e veqanërishtë Islami si feja më e përhapur në botë, Hipokrati, Aristoteli, Galen Paracelsus, Plato, Sokrati dhe shumë filozofë të mëdhenj, shkencëtarë dhe mjekë,  për shekuj me radhë kanë përdorur agjërimin si metodë të pastrimit, shërimit dhe rigjallërimit të trupit, fizikisht dhe shpirtërisht.
Përveç tjerash agjërimi nuk duhet të mendohet se i takon vetëm atyre që janë besimtarë. Agjërimi mund të bëhet kurdoherë edhe pse mund të mos jesh besimtar, edhe pse te ata që besojnë dobitë janë më të shumta.

E sot mund të mësoni për shumë të mira të tjera që agjërimi ju sjell në shëndetin tuaj.

1.    Agjërimi përdoret me sukses ne shërimin e shume sëmundjeve.

2.    Agjërimi është i adaptueshëm ne dite shumë të ngarkuara me aktivitete. I jep trupit pushim fiziologjik.

3.    Agjërimi është më i lehtë se cilado dietë dhe mënyra më e shpejtë e humbjes së peshës.

4.    Agjërimi mund të ju ofroje humbje të peshës deri në 5kg në javën e parë.

5.    Agjërimi ulë dhe normalizon kolesterolin, homocisteinen dhe shtypjen e gjakut.

6.    Agjërimi është një përjetim qetësues shpesh duke qetësuar tensionin dhe insomninë (pagjumësinë)

7.    Agjërimi përmirëson veset e dietave dhe ngre kënaqësinë e ngrënies.Why-Fasting-Could-Be-the-Key-to-Aging-Better_1

8.    Agjërimi është rigjallërues dhe zvogëlon procesin e plakjes.

9.    Agjërimi është stimultant për rigjallërimin e rritjes se niveleve te hormoneve.

10.    Agjërimi jep energji.

11.    Agjërimi përmirëson jetën seksuale.

12.    Agjërimi mund te eliminoj apo modifikoj pirjen e duhanit dhe fiksimin ndaj alkoolit.

13.    Agjërimi është rregullator sepse edukon trupin që të konsumoj ushqim vetëm sa i duhet.

14.    Agjërimi nxjerr nga trupi toksina duke i dhënë atij një “dush internal” dhe pastrim.

15.    Agjërimi nuk privon trupin nga materia esenciale ushqyese.

16.    Agjërimi mund të përdoret për të zbuluar burimin e alergjive nga ushqimet.

17.    Agjërimi me sukses përdoret në mjekimin e skizofrenisë dhe sëmundjeve të tjera mendore.

18.    Agjërimi nën mbikëqyrje të duhur mund të tolerohet deri në 4 javë.

19.    Agjërimi nuk akumulon apetitin; dëshira për të ngrënë zhduket pas 1 deri 2 ditëve.

20.    Agjërimi ka qenë praktike e zakonshme qysh nga zanafilla e ekzistencës së njeriut.

21.    Agjërimi është rit në të gjitha religjionet. Kurani dhe Bibla që të dyja kanë plot referenca në të.

22.    Agjërimi është ‘mjekimi’ natyror sipas besimeve fetare.

Sipas mjekeve, nuk është e thënë që të agjëroni vetëm sipas mënyrës tradicionale. Agjëro për arsye fetare, por edhe shëndetësore. Nuk është asnjëherë vonë. Së paku një dite në javë zgjidhe dhe agjëro. Uji dhe lëngu që zgjedh të pish ndihmojnë trupin që të nxjerrin jashtë toksinat që janë mbledhur në trup. Kështu trupi ka më pak toksina dhe përfundimisht ju jeni me i shëndetshëm. Shkencëtare dhe mjeke të ndryshëm kanë vënë theksin se agjërimi është i dobishëm për shëndetin e te gjithëve dhe nuk duhet konsideruar vetëm si diçka që bëhet nga religjiozet. Normalishtë në Islam, agjërimi ndahet në atë obligativ që bëhet një herë në vit gjatë muajit të caktuar pra në Ramazan dhe në atë vullnetar që mund të bëhet çdo të hënë dhe të ejte të çdo jave, çdo muaj datat sipas kalendarit hënor 13, 14 dhe 15, gjithashtu mund të bëhet edhe më shumë se kaq duke mos e tejkaluar formatin një ditë agjërim një ditë pa agjërim. Agjërimi në Islam ka dhe dozën e fuqishme shpirtërore se shtohen shpërblimet dhe fshihen mëkatet gjë që jep edhe efekt të fuqishëm shpirtëror pos atij trupor që njashtu fuqizohet nga kjo dozë e besimit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here