Veshi dhe syri i njeriut miresi jashtzakonisht e madhe nga Zoti i Lartmadheruar

0
260

All-llahu i Madhërishëm në Kur’anin famëmadh thotë:

“Ai është që ju krijoi, ua dhuroi të dëgjuarit, të parit dhe mendjen, kurse pak po e falënderoni”

(El Mulk, 23)

Teknologjia e trupit tonë është më superiore se teknologjia që njerëzimi e ka prodhuar duke përdorur mbledhjen e informacioneve, eksperiencën dhe mundësitë.
Sot, duke studiuar veshin e njeriut, duke parë këtë vepër madhështore të konstruktuar, qartë shohim Konstruktorin absolut

Në shikim të parë veshi duket i thjeshtë, por pas laprës së veshit gjendet një strukturë fiziomorfologjike e përsosur dhe tejet delikate, e cila do të turpëronte edhe inxhinjerinë më inventive. Duke vepruar bashkërisht, struktura e veshit të jashtëm, të mesëm dhe të brendshëm kryejnë operacione në largësi mahnitëse dhe virtuoze.
Shkaku që kemi dy vesh është se ato formojnë një sistem stereo i cili e mundëson identifikimin e vendit nga i cili vie zëri dhe që të njohim se a lëviz ai burim.
Veprimi i përpunimit të zërit me vesh dhe qendrën në tru është aq preciz saqë zëri që formohet afër njërit vesh e pastaj te veshi tjetër, mund të njihet si zëra të ndryshme kur intervali në mes tyre është i vogël, siç është 30 mikrosekonda.
Virtuoziteti i veshit të njeriut është mahnitës dhe i pabesueshëm. Njeriu mund të dëgjojë zërin e mushkonjës jashtë dritares, edhe pse forca e zërit të saj e cila arrin te veshi ynë nuk është më e madhe se një kuadrahonth vat. Sikur 100 kësi zëra (100.000.000.000.000.000) do të kombinoheshin, duke u kthyer në energji elektrike, energjia do të mjaftonte për një llambë për lexim.
Senziviteti i veshit është mahnitës. Lëvizja e mëmbranës timpanike në ngacmimin e dëgjimit minimal të zërit me frekuencë 1.000 Hz është afro e 1.000 milion pjesë të centrimetrit, shumë më e vogël se diametri i atomit të hidrogjenit.
Lëvizjet e mëmbranës basilare në ngacmime të njejta janë njëqind herë më të vogla-përafërsisht sa madhësia e bërthamës së atomit. Kjo paraqet limitin e fundit të performansës.
Sikur të rritej më tepër senzitiviteti i veshit, do të ishim të vetëdijshëm në bombardimin konstant të membranës timpanike me molekulat e ajrit.
Por edhe me limitin ekzistues, është interesantë se ne nuk e dëgjojmë rrjedhën e gjakut tonë nëpër enët e vogla të gjakut në membranën e timpanit. Kjo ndodhë sepse veshi ka aftësi të injorojë signalet të cilët janë në mënyrë konstante prezent.
Kështu veshi, gjithashtu e bën njeriun qenjen më muzikale. Pa asnjë ushtrim muzikorë jemi në gjendje të dallojmë tonin A në piano nga toni identik i violinës.
Mund të dallojmë edhe kombinimin e notave të ndryshme muzikore, karakteristike për secilin instrument i cili prodhon nota. Veshi është në gjendje të hudhë zhurmën duke zgjedhur njëkohësisht vetëm një zë të ngjajshem.
Bile edhe gjatë gjumit veshi vazhdon të funksionojë me mundësi të pabesueshme, sepse truri është në mundësi të interpretoj dhe zgjedhë signalet që ia përcjellë truri. Kështu që njeriu mund të flejë i qetë në mes të komunikacionit të zhurmshëm dhe në zhurmën e televizorëve në fqinjësi por njëkohësisht të zgjohet në një zë të lehtë të orës.
Qeni që lehë, goma e makinës në lëvizje,hapat-të gjithë mund të identifikohen. Në realitet veshi normal mund të dalloj afro 400.000 zëra.
Veshët, pos kësaj që janë një sistem stereofonik të dëgjimit me një siguri të lartë, janë poashtu përgjegjës për mbatjen e baraspeshës së trupit. Kjo është e siguruar me ndihmën e dy sistemeve të vendosur në veshin e brendshëm.
Prej të gjithë organeve të trupit, pak janë ata që mund të arrijnë shumë në hapsirë kaq të vogël, sa veshi. Sikur inxhinjeri do të mund të kopjonte funksionet e veshit, do t’i duhej përafërsisht një inç kub të sistemit dëgjues i cili do të përfshinte prezencën e rezistuesit me indukcion, analizatorin mekanik me mundësi të gjëra, reale mobile, drejtues shumë kanalesh për transmetimin e energjisë mekanike në atë elektrike, sistem për mbajtjen e bilansit hidraulik delikat dhe sistem komunikativ dy drejtimesh.
Por edhe nëse do të kishte sukses, nuk do të arrihej funksioni mahnitës i veshit.
Shumë shpezë dhe kafshë kanë mësuar që njëra tjetrës t’ia përcjellin signalet e tyre me zërat e tyre, signalet e njohjes dhe kujdesit. Por, vetëm ne njerëzit kemi mësuar t’i lidhim mendimet abstrakte me zëra, duke lidhur fjalët dhe prodhuar gjuhët që mund t’i përdorim si mjet komunikimi me përvojën e kaluar të ideve dhe planet për ardhmëri.
Sot në botë kemi shumë gjuhë (afro 6000). Le të krahasojmë cilësinë dhe teknologjinë e lartë prezente në vesh dhe në tru, me teknologjinë e prodhuar nga njeriu. Ashtu si në rastin e imazheve, janë shpenzuar dekada duke u përpjekur të gjenerohen zëra të ngjajshëm me origjinalin. Rezultatet e këtyre zbulimeve janë magnetofonët, sisteme zanore me siguri të lartë, sisteme të analizimit dhe përpunimit të tingujve me anë të ndarjes së tyre sipas frekuencave. Me gjithë këtë teknologji të lartë të mijëra ekspertëve që punojnë pa pra, nuk ka mundur të prodhohet një pajisje e tillë e cila do ta arrinte cilësinë e perceptimit të tingullit si veshi. Mendoni për sistemet e teknologjisë së lartë “Hi Fi”, që janë prodhuar nga kompanitë më me emër në industrinë e muzikës. Edhe në këto pajisje zëri i regjistruar humb diçka nga cilësitë e tij, sepse kur ju e hapni pajisjen, dëgjoni gjithmonë një tingull të caktuar para se të fillojë të dëgjohet muzika.
Është e qartë se veshi dhe të gjitha pjesët e tjera të trupit të njeriut, janë produkt i krijimit madhështorë.
Andaj është e qartë se përgjegjësia jonë themelore e përdorimit të veshit, syrit dhe trurit për të parë ekzistencën e All-llahut, fuqinë dhe dijen e Tij të pafund. Duke u shërbyer me begatitë e shqisave dhe aftësitë hulumtuese të universit të pafund, do të mësojmë edhe më shumë për ligjet fizike që drejtojnë ato.
Dimë se ato ligje janë fikse dhe konsistuese, dhe që vlejnë për çdo pikë të universit. Kjo shkon në favor të faktit që është një Krijues dhe sistemi i Tij është i pandryshuar siç aludon verseti i Kur’anit fisnik:

“…Në ligjin e All-llahut nuk mund të gjesh ndryshim”.
(Ahzab, 62)

Imazhi i fituar në sy është kaq i mprehtë dhe i qartë, sa që nuk ka arritur as teknologjia e shekullit tonë. Për shembull shikoni në librin që po e lexoni, pastaj ngritni kokën dhe shikoni përreth.
A keni parë imazhe kaq të mprehta dhe të qarta në një vend tjetër? Edhe televizioni me ekranin më të avancuar në botë nuk mund të sigurojë imazhe kaq të mprehta.
Për më shumë se 100 vjet, mijëra inxhinjerë janë munduar të prodhojnë një televizor tredimenzional, i cili do të mund të arrinte cilësinë e shikimit të syrit. Ata kanë arritur të shpikin një sistem Tv tredimensional, por ai nuk mund të shihet pa u vendosur një palë syze speciale.
dhe  për këtë All-llahu i madhërishëm në Kur’anin famëmadh thotë

“A nuk i dhamë Ne atij dy sy?” (El Beled, 8)

Tërë syri, si organ periferik i receptorit optik, mund të krahsohet me aparatin fotografik (por është afro 3.000 herë më i ndieshëm se kamera më precize), ku pjesa e parme e tejdukshme i lëshon dhe i thyen rrezet e dritës, pikërisht sikurse sistemi i thjerrzave që i drejton fytyrat e oblektit në film.
Rrezet e dritës, si dhunti e All-llahut të madhërishëm i ngacmojnë kunjëzat dhe thupërzat me intenzitet të mjaftueshëm. Ky ngacmim që shkaktohet nga proceset biokimike, përcillet nëpërmjet nervit optik deri në pjesët kortikale të trurit.
Me ndihmën e kunjëzave pranohet drita e ditës (me ngjyrë) ndërsa me ndihmën e thupërzave drita e muzgut (bardh e zi). Numri i atyre arrin në 130 milion. Është vërtetuar se gjatë procesit të të parit, d.m.th. ngacmimit të thupërzave, funksioni ityre është i idhur për një materie speciale, e cila gjendet në to dhe quhet purpuri i të parit (rodopsinë) për krijimin e së cilës nevoitet vitamina A.
Kur drita bie në thupërza rodopsina absorbon energjinë e dritës, duke e transformuar në lumirodopsinë. Energjia e absorbuar nga drita i jep lumirodopsinës sasi të madhe të energjisë së lirë. Nga kjo, në pjesë të sekondës lumirodopsina ndahet në metarodopsinë i cili është i paqendrueshëm dhe ndahet në retinën dhe skotopsinë. Skotopsina shkakton potencial elektrik lokal i cili vepron direkt në mëmbranën e thupërzave duke shkaktuar potencial receptor.
Impulset përcillen deri te qelizat ganglionale, të cilat transmetojnë impulset nervore çdo 5 sekonda, bile edhe kur retina ndodhet në errësirë të plotë.
Para të gjitha këtyre fenomeneve dhe mrekullive të panumërta të Krijuesit të përsosur, nuk na mbetet tjetër, vetëm ta lavdërojmë dhe ta falenderojmë nga thellësia e zemrës duke e kujtuar versetin Kur’anor:

“I lartë është All-llahu, më i miri Krijues!”
(El Muminun, 14)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here