Veprat që i fshijnë mëkatet

0
257

Nga Muadh Ibën Enes Xhuheniu transmetohet se i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Kush vesh rrobën e re dhe thotë: ‘Falënderimi i qoftë Allahut, i Cili ma mundësoi ta vesh këtë rrobë dhe më furnizoi me këtë pa ndihmën dhe fuqinë time’ – atij do t’i falen mëkatet e kaluara dhe të ardhshme.” (El-hamdu lil-lahil-ledhi kesani hadheth-thevb ue rezekanihi min gajri havlin minni ue la kuvetin). – Hadithin e shënon Ebu Davudi dhe Tirmidhiu dhe thonë që është hadith ‘hasen’. Hakimi thotë që ky hadith është autentik sipas kushteve të Buhariut dhe Muslimit).

Transmetohet nga Othman Ibën Affani të ketë thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut salAllahu alejhi ue sel-lem të thotë: ‘Njeriu nuk e përsos abdesin e tij e që Allahu të mos ia falë mëkatet e kaluara dhe të ardhshme.”

Ibën Sunni në veprën e tij Amelu’l-Jevmi ve’l-Lejleti, Ebu Nuajmi në veprën Hil’je dhe Ahmedi në veprën Zuhd shënojnë nga Enesi Ibën Maliku radijAllahu anhu se i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kur dy vetë ta duan njëri-tjetrin për hir të Allahut – dhe sa herë takohen së pari thonë salavate mbi të Dërguarin e Allahut salAllahu alejhi ue sel-lem, nuk do të ndahen para se t’u shlyhen të gjitha mëkatet e kaluara dhe të ardhshme.”

Ebu Hurejre transmeton nga i Dërguar i Allahut salAllahu alejhi ue sel-lem të ketë thënë: “Kush agjëron Ramazanin, duke besuar dhe shpresuar shpërblimin e Allahut, i falen të gjitha mëkatet e kaluara dhe të ardhshme.”

Taberaniu në veprën e tij Evsat shënon nga Enesi se i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush e mëson Kur’anin, duke shikuar në të do t’i falen mëkatet e kaluara dhe të ardhshme.”

Përktheu: Lutfi Muaremi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here