Vendosja e hilafetit në Jerusalem si parashenjë e Ditës së Gjykimit

0
277

                                                                                                                              mmq844

Transmetohet prej Muadh ibn Xhebelit, radijAllahu anhu, se i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: ”Do të lulëzoj Bejtul-Makdisi (Jerusalemi) do te thotë (pason) braktisja e Jethribit (Medinës), ndërsa braktisja e Jethribit do te thotë (do të vije) përplasja e madhe, dhe përplasja e madhe do të thotë (se) do të pason çlirimi i Konstatinopojës, ndërsa çlirimi i Konstatinopojës (Stambolli) do të thotë (se pason) paraqitja e Dexhallit.” Ne këtë Muadh ibn Xhebeli e rrahi …..(ose në krah) njeriun të cilit i fliste, dhe shtoi: ”Kjo do të ndodh, ashtu si (ndodh që) ti qëndron ulur këtu.” 1 Braktisja e Jethribit do të thotë se qyteti i të Dërguarit Medina do të braktisët nga banorët dhe nga vizitorët. Në një transmetim qëndron se Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: ”Thyerja e madhe dhe çlirimi i Konstatinopojës dhe paraqitja e Dexhallit janë (do të ndodhin) brenda shtatë muajve.”2 Ngjarjet që i ka përmendur i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ve selem, në këtë hadith janë treguar sipas renditjes së ngjarjeve. Do të lulëzoj Bejtul-Makdisi, do të thotë do të lulëzoj qyteti i Jerusalemit, zgjerimi i gjerësisë së tij dhe ndërtimi, dhe rritja e numrit te banoreve. Kur te ndodh kjo, do te braktiset Jethribi, qyteti i të Dërguarit të Allahut-Medina, do të ndalen njerëzit të ndërtojnë aty dhe njerëzit do ta humbin dëshirën për të jetuar në të. Kjo madje po ndodh edhe sot, numri i banorëve të Medinës po zvogëlohet, dhe shumë po dalin nga ajo për të jetuar nëpër vende tjera. Në një hadith tjetër të Pejgamberit të Allahut, salallahu alejhi ve selem, tregon: “Me të vërtet Medina do të braktiset kur të jetë më e bukura, ashtu që qentë dhe ujqit do të vinë të urinojnë nëpër xhami dhe minbere.” Dikush pyeti: “O i Dërguari i Allahut, dhe kush do ti përdor frytet e saja në atë kohë?” “Bishat (që vijnë për të ngrënë mish), zogjtë dhe kafshët e egra!” – u përgjigj Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem. Lulëzimi i Bejtul -Makdisit mund të thotë edhe kjo se ai do të jetë kryeqyteti i halifetit para fundit të dunjas, siç përmendet në hadithin e Abdullah ibn Havale el-Ezedija, i cili thotë: “Na dërgoi i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ve selem, për të gjuajtur gjah dhe duke ecur, shkuam dhe u kthyem pa asgjë, dhe menjëherë e vërejti lodhje në fytyrat tona dhe na tha: “O Allah, mos mi lë mua, kështu që unë të jem i dobët për ta, dhe mos i lë ata në veten e tyre, dhe mos të munden ti ndihmojnë vetes së tyre, dhe mos ua lë njerëzve, në mënyrë që ata mos ti japin përparësi para vetes së tyre.” Pastaj e vuri dorën e tij mbi kokën time, ose ka thënë në pjesën e pasme të kokës sime, dhe vazhdoi: “O Ibn Havale, kur ta shihni se hilafeti është zhvendosur në Tokën e Shenjtë (Jerusalem), atëherë janë afër tërmetet, trazira të mëdha, dhe ngjarje të mëdha dhe Ora (e kijametit), atë ditë do të jetë më afër njerëzve se sa kjo dora ime nga koka jote.”[2] Fjalët e Profetit salallahu alejhi ve selem: “Braktisja e Jethribit, dhe përplasja e madhe dhe çlirimi i Konstantinopojës”, do të thotë se, pasi të braktiset Medina do të ndodhë konflikt në mes muslimanëve dhe të krishterëve, dhe është quajtur përplasja e madhe (Melhameh kubra) për shkak të ashpërsisë së betejës në të. Pastaj pason çlirimi i Konstantinopojës, d.m.th. qytetit të Stambollit, një nga qytetet më të mëdha dhe më të bukura në Turqi sot. Dhe pastaj do të paraqitet Dexhalli. Nga libri: Fundi i botës nga Muhamed ibn Abdurrahman el-Arifi fusnotat: 1. Transmeton Maliki ne El-Muveta’u me këtë tekst, dhe hadithi gjendet në dy Sahihet por nuk përmenden shpendët dhe qentë, apo përmendja e qenëve është e pazakontë. 2. Transmeton Ahmedi dhe Ebu Davudi, dhe shejh Albani e ka vlerësuar të besueshëm në Sahih Ebu Daud

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here