Ushtarët kanadez vetvriten pas kthimit nga Afganistani

0
193

                                                                                                                                                          ejaf52

Ushtria kanadeze është vënë në kërkim të arsyeve që kanë shkaktuar një “epidemi” vetëvrasjesh midis ushtarëve të saj së fundmi.

Zyrtarë të mbrojtjes i thanë mediave se vetëm gjatë javës së fundit, 4 ushtarë të këmbësorisë i kishin dhënë fund jetës pas shërbimit të kryer në Afganistan.

Senatori Romeo Dallaire, një gjeneral në pension, fajësoi stresin pas rikthimit në atdhe për vetëvrasjet.

Sipas eksperteve, këto ngjarje lidhjen me sindromën e stresit post-traumatik, transmeton TCH.

Mjekët ligjorë nuk kanë arritur të përcaktojnë nëse ushtarët ishin të prekur nga ky sindromë, por kanë vërtetuar se asnjëri prej tyre nuk ishte i prekur nga ndonjë sëmundje mendore.

Një çështje e kthyer në qendër të një debati kombëtar në Kanada, ajo e vetëvrasjes së ushtarëve ndodh sipas opozitës edhe sepse mungon infrastruktura e përshtatshme për të mësuar gradualisht ushtarët me ritmin e jetës së zakonshme pas rikthimit nga lufta.

Pas këtyre ngjarjeve reagoi edhe ministri kanadez i Mbrojtjes, Rob Nicholson.

“Dua t’i rikujtoj të gjithë atyre që mbase po përjetojnë një moment të vështirë se nuk jeni këtu të vetëm dhe se ndihma është e gatshme t’iu jepet nëse e kërkoni”, tha ministri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here