Urtësitë që fshihen pas sëmundjes

0
386

-Sëmundja është fshirje për gjynahet që personi ka vepruar.

Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Cdo gjë që e godet muslimanin, qoftë lodhje, sëmundje, siklet, brengë, lëndim apo pikëllim, madje dhe gjëmbi kur e shpon atë veçse Allahu më këto ia shlyen mëkatet”.[1] Ky është shkaky i dytë i sëmundjes.

Ndërsa shkaku i tretë është: Sëmundja mund të jetë shkak për ngritjen e pozitës së të sëmurit në botën Tjetër.

Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thotë: “Kur njeriu ka të paracaktuar tek Allahu një pozitë të caktuar të cilën ai nuk e arrin me veprën e tij, atëherë Allahu e sprovon me atë që ai urren derisa ta arrijë atë pozitë që i është paracaktuar tek Allahu”.[2]

Po ashtu fjala e tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem qw thotw: “Atij të cilit Allahu i do të mirën, i zbret një fatkeqësi.”[3]

Gjithashtu fjala e tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem qw thotw: “Kur Allahu e do një popull, Ai e sprovon atë”.[4]

Sëmundja mund të jetë shkak për largimin e asaj që urren.

Allahu i Lartësuar thotë: “Por ndodh që të urreni diçka, ndërkohë që ajo është e mirë për ju”.[5]

Prandaj o vëllai im, Allahu të shëroftë dhe të ruajttë!, këto janë katër shkaqe të sëmundjes. Ndodh që herë këto të mblidhen (tek personi njëkohësisht) dhe herë të ndahen. Prandja pyete veten tënde, Allahu të shëroftë!, se prej cilit grup je ti?

Nëse je, dhe besoj se ti je i tillë në dashtë Allahu i Lartësuar, ruajtës ndaj asaj që Allahu të ka bërë obligim, atëherë ji optimist, sepse sëmundja jote është shkak për ngritjen e pozitës tënde tek Allahu i Lartësuar, ose është shlyerje për mëkatet e kaluara.

Llogarite veten tënde, Allahu të begatoftë!, ktheju asaj dhe kontrolloje gjendjen tënde herë pas here. Nuk konsiderohet e metë që njeriu të gabojë, porse e metë dhe e kotë është kur njeriu vazhdon në gabimin e tij. Lus Allahun që sëmundjen tënde ta bëjë ngritje të pozitës tënde në dynja dhe botën Tjetër!

Pas kësaj o vëllai im, Allahu të shëroftë!, nëse ti ke qenë neglizhent në kryerjen e ndonjë prej obligimeve , atëherë kërkoi falje Allahut për mëkatet e tua, ripërtëri pendimin dhe kujto fjalën e Allahut të Lartësuar: “Vërtet, Unë jam Falës për atë që pendohet, beson e bën vepra të mira dhe pastaj qëndron në rrugë të drejtë.”[6]

Po ashtu fjalën e Tij: “Ndërsa, ai që pendohet dhe bën vepra të mira, është i kthyer krejtësisht nga Allahu.”[7]

Po ashtu fjalën e profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem qw thotw: “Ai që pendohet para se dielli të lind nga perëndimi, Allahu ia pranon pendimin atij”.[8]

Prandaj, Allahu të shëroftë, nxito të largohesh nga mëkatet dhe të pendohesh tek Allahu me një pendim të sinqertë.

Por, Allahu të shëroftë dhe ta ngritë pozitën tënde, nuk ka dyshim se ti e dëgjon ashtu siç e dëgjoj dhe unë dhe shumë të tjerë fjalën “et-teube/pendimi”, porse disa njerëz, Allahu i udhëzoftë, nuk ia japin hakun kësaj fjale. Jo çdo pendim konsiderohet i sinqertë, sepse ka pendim që bëhet vetëm me gjuhë dhe ky pendim është si mirazhi në shkretëtirë e të cilin i etshmi e kujton për ujë.

Ka pendim të sinqertë, e ky është pendimi i kërkuar ligjërisht.

Ka pendim të sinqertë?

Kush janë kushtet e tij?

Pendimin e sinqertë e ka përkufizuar Ibën Kethiri (Allahu e mëshiroftë!) me fjalën e tij: “Pendim i sinqertë, i vendosur, i fshin gjynahet e kaluara, e rregullon gjendjen e të penduarit, dhe e largon nga veprat e ulta që vepronte më parë.”[9]

Ndërsa kushtet e pendimit të sinqertë –nëse mëkati është mes njeriut e Allahut dhe nuk ka lidhje me të drejtën e dikujt prej njerëzve- janë tri:

E para: Të heq dorë (largohet) nga mëkati.

E dyta: Të ndjejë keqardhje për mëkatin e bërë.

E treta: Vendoshmëria për të mos u kthyer në atë mëkat.

Nëse një prej këtyre kushteve mungon (nuk plotësohet), atëherë pendimi nuk është i saktë.

Nëse mëkati ka të bëjë me të drejtën e njeriut, ai (pendimi) ka katër kushte, tri kushtet që përmendëm më sipër ndërsa i katërt është të heq dorë nga e drejta e atij që i takon, nëse është pasuri e gjëra të ngjashme, ai duhet t’ia kthejë atij që i takon, nëse është vepër që meriton dënim penal -në legjislacionin islam- për shpifje atëherë duhet t’i japë mundësinë e dënimit ose të kërkoje falje, e nëse është përgojim, atëherë kërkon prej tij hallallin.

Detyrë është pendimi nga të gjitha mëkatete. Kush pendohet nga disa mëkate, pendimi i tij është i saktë sipas dijetarëve të së vërtetës (ehlul-hakki), por i ka mbetur (si detyrë) të pendohet nga të tjerat.

Kjo o vëllai im, Allahu Lartësuar të shëroftë, është në formë përmbledhëse fjala e dijetarëve në lidhje me kushtet e pendimit. Kështu që, secili nga ne ka nevojë për pendim. Lusim Allahun që të na i pranojë pendmin të gjithëve. Amin!

Vëllai im, Allahu ta ktheftë shëndetin dhe të kënaqë me të derisa të jesh gjallë, ndoshta ti tani mendon rreth sëmundjes tënde, kur do shërohesh dhe a do jetosh gjatë? Këto janë gjërat që më së shumti qarkullojnë në mendjen e të sëmurit.

Por janë dy gjëra që nëse t’i i njeh ato, atëherë të zvogëlohet fatkeqësia, të lehtësohet sikleti dhe pikëllimi. Madje mund të largohet e gjitha në dashtë Allahu Lartësuar.

E para: Fatkeqësia që të ka goditur nuk ka të bëjë me fenë tënde, dhe kjo i lehtëson gjurmët (shenjat) e fatkeqësisë, sepse fatkeqësia në fe –Allahu na ruajttë!– të fundosë në mëkate dhe dënime.

Ndërsa fatkeqësia në gjërat e tjera si sëmundje në trup, ose te fëmija, ose në pasuri, nëse personi llogarit shpërblimin tek Allahu, Allahu e furnizon atë me shpërblime të shumta. Prandaj, vëllai im, llogarit shpërblimin për këtë dhe thuaj “Falënderimi i përket vetëm Allahut, i Cili nuk e ka bërë që kjo fatkeqësi të jetë në fenë time”.

E dyta: Fatkeqësia jote është më e lehtë sesa fatkeqësia e tjetrit. Nëse do pyesje ose do hidhje vështrimin tek të sëmurët që janë rreth teje do të shihje nga ata që kanë më shumë dhimbje sesa ty.

Prandaj falëndëro Allahun e Lartësuar për lehtësimin e sëmundjes tënde dhe të përkujtoj me fjalën e Shurajh-it (Allahu e mëshiroftë!) i cili thotë: “Nuk jam goditur me ndonjë fatkeqësi veçse e kam falënderuar Allahun për katër gjëra:

-Të më jap durim në të.

-Të më furnizojë me thënien “Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do kthehemi” gjatë saj.

-Që s’e ka bërë (këtë fatkeqësi) më të madhe sesa ajo që më ka goditur.

-Nuk ka bërë të jetë në fenë time.”

Titulli në origjinal:

“La bas tahurun inshaAllah”

Titulli në shqip:

“Nuk ka problem, pastrim në dashtë Allahu”

Autor:

Shejh Abdulaziz es-Sed’han

Përktheu:

Unejs Sheme

[1] Buhariu (5641) dhe Muslimi (6513)

[2] E ka nxjerr Ebu Jala (6095) dhe El-Hakimi (1/344). E ka konsideruar të mirë (hasen) shejh Albani.

[3] E ka nxjerr Buhariu (5645)

[4] E ka xnerr Et-Tirmidhi (2396), Ibën Maxhe (4031), Ahmedi (23683), Et-Tajalsi dhe El-Bejhaki.

[5] El-Bekare, 216

[6] Taha, 82

[7] El-Furkan, 81

[8] E ka nxjerr Muslimi (6801)

[9] Tefsiri Ibën Kethirit (1/416)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here