URREJTJA DHE DISKRIMINIMI SI RRUGË E POLITIKËS KOSOVARE “DREJT EVROPIANIZMIT”

0
245

                                                                                                                                   dr_shefqeti

Prof.Dr. Imam Shefqet Krasniqi

Këtë javë që po lëmë pas patëm zhvillime interesante. Nuk ishte vetëm vizita e mikut dhe vëllait tonë, kryeministrit Erdo?an, por edhe çështja e shamisë ajo që karakterizoi vendin.

Nuk kam ndërmend të komentojë nëse vizita e kryeministrit turk është shfrytëzuar për fushatë zgjedhore apo jo, por dua të vë në spikamë se është shumë e vërtetë se Kryeministri turk është një mik dhe dashamir i madh i popullit shqiptarë.

Ai i konsideron shqiptarët si vëllezër, pra afinitet ky që ekziston në mes të gjithë myslimanëve, sikurse një afinitet i ngjashëm natyrisht ekziston edhe në mes të krishterëve, budistëve, ateistëve, komunistëve etj, pra vëllezër pavarësisht dallimeve racore, nacionale apo gjuhësore.

Feja dhe ideologjia jo vetëm që i bashkon njerëzit, por edhe i vëllazëron ata. Besoj se po këtë ndjenjë vëllazërore ndajnë edhe katolikët e Kosovës me ata të Timorit Lindor, Brazilit, Ishujve të Fixhit, Nigerisë, Amerikës latine e lë të mos flasim për ata të Evropës e Vatikanit.

Së këndejmi, sa i përket aspektit ideologjik populli akoma i ka të freskëta parullat komuniste “vëllazërim-bashkim” ku një numër i këtyre kapadaive që po na shesin mend tani, deri dje i kanë thënë sllovenëve, kroatëve, serbëve e maqedonasve, vëllezër, madje edhe atë në serbisht me plotë gojën braco.

A nuk e kënduan vëllezërit tanë shqiptarë për një kohë të gjatë vargun e mirënjohur popullor “Enver Hoxha e Mao-Ce-Duni janë si buka prej një brumi”? a nuk u quajtën rusët e më pas edhe kinezët në Shqipëri vëllezër? Natyrisht se po, ndërsa kur Erdo?an quan Hashimin dhe shqiptarët tjerë myslimanë vëllezër po na u bëka nami, fundja e fundit njeriu mund ta quajë dikë vëlla edhe në shenjë respekti e mirësjelljeje.

Pastaj a më mirë t’i ndjesh njerëzit si të afërm, miq e vëllezër apo si armiq e kundërshtarë? Sa më shumë miq e vëllezër që ka njeriu aq më i fortë do të jetë, kjo nuk do koment. Por unë mendoj se ky frustrim dhe reagim i pakontrolluar emocional që po u bëhet “vëllezërve” është i qëllimtë dhe tendencioz, pra çështja lidhet kryekëput me atë se vëllai në këtë rast është turku, ‘ish-pushtuesi’.

Përndryshe sikur kjo “vëllazëri” të ishte me ndonjë evropian qoftë edhe me ndonjë nga Roma e Venediku, që dikur edhe nga këta ishim të sunduar e pushtuar, së paku kështu mësonim në shkolla mbi luftërat Ilire-Romake, atëherë kjo ‘vëllazëri’ jo vetëm që do të ishte e kapshme dhe normale por do të ishte edhe nderë e privilegj. Pra, vetëm ku është fjala për një mik e vëlla mysliman, në veçanti nëse është turk, atëherë kërcet kiameti e bëhet nami i zi.

Nga ana tjetër, ai që mohon kontributin e madh të Turqisë për çlirimin e vendit tonë e më pas edhe në lobimet për njohje, zhvillim ekonomik, stabilitet në rajon etj, ai (ajo) ose nuk sheh ose bëhet që nuk sheh. Ta mohosh kontributin e Turqisë për vendin tonë, është sikur ta mohosh kontributin e Gjermanisë e Britanisë së Madhe për ne.

E sa i përket asaj se Erdo?an është pasardhës i Osmanëve, ai nuk ka faj, madje ai krenohet me atë, pikërisht ashtu siç krenohemi edhe ne, sot e kësaj dite, me Muhamed Ali Pashën, nga Kavalla e Shqipërisë etnike, dhe Dinastinë Shqiptare themeluese të Egjiptit modern deri të mbreti Faruk.

E kur është fjala së a jemi mysliman me dhunë apo me dëshirë kjo është fare e lehtë për ta kuptuar, ngase të gjithë ata që e ndjejnë vetën të imponuar në Islam gjithherë kanë pasur mundësi, e sidomos në këto ditë të lirisë së ‘shfrenuar’, për ta ndërruar fe. Mezi po presin jehovajtë, evangjelistët, katolikët e të tjerët t’i spërkasin me ujin e shëlbimit e t’i pagëzojnë. A mos vallë Turqia apo ‘radikalët islamik’ po i ndalojnë ata(o) nga një konvertim i këtillë?!

Ani pse në këtë rast më duhet të shpjegojë edhe një të vërtetë të pamohueshme, fjala është për pretendimet e pabaza që të ndalemi në gjysmë të historisë, pra, të kthehemi në fenë e të parëve. Nëse kjo thirrje analizohet pak më thellë atëherë ajo nënkupton se duhet të kthehemi në Paganizmin Ilir, sepse të këtillë ishim ne para romanizimit respektivisht okupimit romak të Ilirëve, të cilët pranuan krishterimin si proces evolues të Perandorisë Romake-Bizantine.

Ndaj ne fe nuk ka dhunë, nuk ka imponim. Në daç qëndro mysliman siç je, e dije mirë se fe tjetër të vërtetë, të shëndosh e të pranuar të Zoti nuk gjen, por nëse të është mërzitur trego çfarë do të zgjidhesh të paktën të dimë si të të trajtojmë e të thërrasim apo rri edhe si i pafe, komunist apo ateist, ky është vetëm problemi yt.

Duke pasur këtë që u tha në konsideratë, në pah na del edhe një e vërtet tjetër se me gjithë përpjekjet e mëdha të disa ‘patriotëve’ për ta zbehur vizitën e Erdo?an në Kosovë dhe për të irrituar shqiptarët nga personaliteti i tij, megjithatë ai vazhdon të gëzojë një autoritet shumë të madh në mesin e popullit tonë, saqë kam bindjen se po të kandidonte për president të Kosovës do të fitonte më shumë vota se shumë vendas kosovarë. Dhe kjo u pa qartë nga mikpritja e madhe që iu bë atij kudo që qëndroi. Ndaj e vërteta duhet të thuhet pavarësisht se ajo mund të jetë e hidhur dhe e pakëndshme për shumë kë.

Çuditërisht gjatë kësaj jave patëm edhe një deklaratë të presidentes e cila ishte ndër më të rëndat që kur asaj iu ‘dhurua’ posti të parës së vendit. Presidentja edhe më parë pati fyer myslimanët kur pati cilësuar sheriatin si ligj që shkurton duart. Deklaratë kjo, e shprehur në stil të një mbretëreshe e cila është e vetme që “kollët “ në këtë vend. Ndërsa dihet fare mirë se si ka ardhur ajo në atë post, sa ka kompetenca e autoritet në qeverisje dhe vendimmarrje!. Nuk kam për qëllim të nënçmojë askënd, e lëre më një femër, por vërtetë do të ishte mirë që secili ta dijë “kaçikun e vet” e siç thotë populli “shtrij këmbët aq sa e ke jorganin se, përndryshe, ngrihesh”.

Do të dëshiroja shumë dhe do të ishte shumë më mirë, logjike dhe e arsyeshme, sikur ajo të qëndronte në atë post me nderë e krenari, derisa t’i përfundojë mandati duke lënë kujtime të mira për njerëzit. E populli do të mund ta kujtonte me dinjitet se e patëm një Presidente, të cilën edhe pse askush se pyeste për asgjë, së paku ishte e dashur, e respektuar dhe e sjellshme ndaj ndjenjave të popullit.

Por, sido që të jetë, tek e fundit, ajo ka dalë kundër gjinisë që përfaqëson dhe secili e ka për vete. E shamia do rregullohet me emrin e Zotit, mos sot nesër, s’ka tjetër alternativë, sepse ky është vullneti i shumicës, dëshira e popullit, e nuk ka vendim e as forcë që mund ta ndal vullnetin e dëshirën e popullit. Kështu u arrit edhe pavarësia apo jo, me vullnet dhe përpjekje të pareshtur jo pse kishim ndonjë aftësi a përgatitje të jashtëzakonshme.

Mëshira e Zotit është e madhe padyshim. Deri në temën tjetër esselamu alejkum

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here