Unë jam mjek, kujt ti kërkoj falje !!?

0
241

Doctor-Hands-In-Face

Më thoni, kujt duhet ti kërkoj falje për këtë? Në këtë cmenduri të përgjithshme, në një sistem të vlerave të crregulluara, kujt ti arsyetohem për këtë titull nderi? E di që edhe kështu krejt cfarë do mundë të thoja, pa marrë parasysh sa shumë e vërtetë është, do dukej si fjalë e zbrazët për netët pa gjumë, për mijëra faqe të lexuara librash, për kohën që më nuk mundë ta kthej.

Mjekësia ishte zgjedhja ime, dëshira ime, e sinqertë dhe e flaktë, dhe nuk mendoj se jam dicka i veqantë, e as që ankohem. Por në këtë shoqëri, ndjehem sikur jam me faj, ja, ndoshta po për faktin që jam shkolluar, fajtor edhe për atë që ndokush tjetër nuk është shkolluar.

Keni marrë nga bugjeti universitar, thonë, sikur ne e pengojmë dikë të marrë nga bugjeti, të mësoj, të mundohet dhe punoj? Sikur prindërve të mi nuk u ka kushtuar asgjë mbajtja dhe shkollimi për 6 vite i një studenti. Cka ju kam borgj, më thoni?

Thoni, rrogat i keni të shkëlqyeshme, nuk dini dhe nuk punoni asgjë, jeni të korruptuar dhe arrogant. Sikur ne të ishim armiqët tuaj vdekjeprurës. Ju thoni kështu, t’më vijë keq për cdo minut kohe dhe mund që ua kam kushtuar juve. Mund që ishte nga vullneti madje. Për tërë brengosjen, për tërë interesimin rreth problemit tuaj, për dëshirën time naive që tju ndihmoj. Thoni këtë, ndërsa shpresoni cdo gjë – të mundurën dhe të pamundurën. A vërtetë asnjëherë nuk keni parë një mjëk që sakrifikohet, të ndershëm, të thjeshtë, normal? A ju ka kontrolluar një i tillë ndonjëherë? A e keni parë entuzijazmin e kolegëve të mi të rinjë, dhe diturinë dhe përvojën e madhe të kolegëvë të mi të vjetër?
A i keni parë kushtet në të cilat punohet, me cfarë mungese të mjeteve, kuadrit? A nuk e keni vërejtur të paktën një herë që japim krejt cfarë mundemi nga vetja, që punojmë sa më mirë që mundemi? Apo ndoshta të gjithë mjekët së pari ju thonë mirëdita dhe pastaj menjëherë ju kërkojnë para?

Nuk po e mohoj, ka mbeturina dhe ka shumë probleme. Ka edhe në mesin tonë jopunëtorë, të padijshëm dhe hajdut. Por kjo nuk është shumica, kjo kursesi nuk është shumica. Sa do që u dukët cmenduri kjo që po ua them, ndërsa patjetër e kam të flas. Dhe ndoshta një ditë ky, dhe jo ndonjë vend tjetër do jëtë vendi i fëmijëve të mi, dhe do se do jetë një vend më i mirë për të gjithë ne.

Refuzoj ta bësoj këtë që po e shoh – që populli im gëzohet që sot një mjek dhe njeri i mirë është mbytur. Refuzoj të besoj se më urreni. Refuzoj të ndaloj të përpiqem dhe të punoj sa më mirë që mundem.
Besoj vërtetë që nëse nisemi gjithnjë nga vetja është e mundur që diqka të ndryshoj për të mirë, ndoshta. Apo ndoshta këto janë vetem ëndrrat e mia, por do rrezikoj. Unë jam vetëm mjek, vullnetar. Asgjë më shumë, dhe asgjë më pak se kjo, oj Shqiptari.

Shkroi një Mjek.

Përktheu dhe përshtati: Dr.med. Abdurrezak, Preshevë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here