Udhëzimi i Profetit (s.a.u.s.)  për ngjalljen e optimizmit tek të sëmurët

0
357

Udhëzimi i Profetit (s.a.u.s.)  për ngjalljen e optimizmit tek të sëmurët

Ibn Maxhe shënon se Ebu Seid El Hudriu (r.a.) ka treguar se Pejgamberi (s.a.u.s.) ka thënë: “Kur vizitoni një të sëmurë, thojini atij fjalë të ngrohta! Edhe pse, në fakt, nuk ndalojnë ndonjë të keqe, ato ngrohin zemrën e të sëmurit.”

Ky hadith përmban një nga këshillat më të urta mjekësore, që synon lehtësimin e brengës së të sëmurit, gjë e cila ndikon në përtëritjen e shpresave dhe të forcave të tij. Në këtë mënyrë, energjia e brendshme rritet dhe ndihmon trupin në luftën kundra sëmundjes, dhe ky është mjekimi më i mirë i mundshëm.

Çlirimi i të sëmurit nga ankthi dhe lehtësimi i zemrës nga brengat, çuditërisht, kanë një ndikim mjaft të mirë në kurimin e trupit dhe në zvogëlimin e pasojave të sëmundjes. Ato forcojnë zemrën dhe shpirtin e njeriut, duke e ndihmuar kështu trupin të mposhtë ligështinë.

Njerëzit kanë dëshmuar që i sëmuri ndihet më i gjallë dhe i përtërirë kur ndodhet në shoqërinë e atyre që ai i do dhe i respekton. Ky është vetëm njëri nga katër përfitimet që vijnë nga vizita e të sëmurit: në radhë të parë për vetë të sëmurin, pastaj për vizitorin, për familjen e të sëmurit dhe, së katërti, për të gjithë shoqërinë.

Thamë më lart se Pejgamberi (s.a.u.s.) i pyeste të sëmurët se si ndiheshin dhe çfarë shqetësimesh kishin. Ai i pyeste gjithashtu se çfarë ua kishte ënda të hanin a të pinin, ua vinte dorën e tij mbi ballë dhe ndonjëherë mbi gjoks, e ashtu i lutej Allahut që t‟u jepte atyre gjithçka që u bënte dobi. Ndonjëherë, Pejgamberi (s.a.u.s.) merrte abdes dhe, me ujin e përdorur, lagte fytyrën ose trupin e të sëmurit. Ndonjëherë, shtonte: “Gjithçka shkon mirë. Ky është pastrim nga gjynahet, me leje të Allahut!” Kjo, në fakt, është mënyra më e ëmbël e sjelljes ndaj të sëmurëve kur i vizitojmë ata.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here