Udhëtimi pa mahrem, shkak i imoralitetit

0
286

Shejh Feuzan
Shejkh Feuzan: Një prej shkaqeve që pengon rënien në imoralitet është ndalimi që femra të udhëtojë pa mahrem. Ky është shkaku kryesor që fshihet prapa këtij mëkati. Nëse femra udhëton pa mahrem, shumë lehtë mëkatarët mund ta ngacmojnë atë. Po të ishte ajo me mahrem, ai do të ishte pengesa që ata të arrijnë deri tek ajo. Prandaj mahremi ka statusin e veçantë në islam. Kur femra udhëton pa mahrem, mëkatarët shumë lehtë mundë t’i vardisen dhe të kenë sukses në veprimet e tyre.

Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) ka thënë: “Nuk është e lejuar për një grua që beson në Allahun dhe në Ditën e Fundit që të udhëtojë pa Mahrem.”Bukhariu (1088) dhe Muslimi (1338).

Prandaj, ai është mbrojtësi i saj nga mëkatarët, e sidomos në qoftë se ajo është larg qytetit të saj, familjes dhe të afërmve. Në këtë rast, mëkatarët janë më të sigurt në ngacmimet e tyre ndaj femrës. Është e ditur se gruaja është e dobët. Ajo shumë lehtë mund të mashtrohet sepse feja e saj është e dobët. Edhe pse ajo mund të jetë fetare ajo është një preh e lehtë për mëkatarët. Ata mund ta bëjnë atë, që të bjerë në mëkat me anë të fuqisë apo dëshirës (duke e mashtruar). Por sido që të jetë, duhet ditur se femra është e dobët, andaj mahremi është zgjidhja më e mirë për të, atëherë kur ajo është në udhëtim.

Ittihaf-ut-Tulab, fq. 118

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here