Tymi Ed-Duhan – Shenje e Kijametit

0
229

Tymi Ed-Duhan

Nga shenjat e mëdha të kiametit është tymi i cili do të mbulojë tokën. Thotë Allahu i Lartësuar: “Ti pra prite (vëzhgo) ditën kur qielli sjell një tym të qartë. Ai (tymi) i mbulon njerëzit. Ky është një ndëshkim i mundimshëm.” (Duhan:10-11) Ibn Kethiri duke e komentuar këtë ajet tha se kjo shenjë është afër kiametit dhe përmendi një hadith të transmetuar nga Malik El-Eshariu, i cili tha: “Tha i Dërguari i Allahut, Muhamedi alejhi selam: “Njëmend, Zoti juaj ju këshillon për tri gjëra: për tymin i cili besimtarin e kap si flama, kurse jobesimtarin e fryn, saqë i del ai nga çdo venddëgjim i tij. E dyta është shtaza, kurse e treta Dexhali.” Imam Neveviu thotë se ky tym ua merr shpirtin jobesimtarëve, kurse besimtarin e kap si flama. Kjo shenjë do të ndodhë pak para Kiametit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here