Turqia: Kosova treg i vogël por me domethenie të madhe

0
228

Turqia po synon që përmes investimeve në Kosovë ta shtrijë fuqinë e saj ekonomike edhe në vendet e Bashkimit Europian. Ministri turk, Nehat Ergun, ka pranuar se Kosova është një treg i vogël, porse bizneset turke përmes Kosovës tanimë kanë qasje në tregun e madh të BE-së.

Investimet e kompanive turke në Kosovë nuk e kanë synim vetëm tregun kosovar. Ky shtet euro-aziatik po e sheh Kosovën edhe si vend transit për ta shtrirë fuqinë e saj ekonomike në vendet e Bashkimit Evropian.

Këtë haptas e ka pranuar vetë ministri turk i Shkencës, Industrisë dhe Teknologjisë, Nihat Ergun, në panairin ndërkombëtar të Izmirit, ku po marrin pjesë ministra, ambasadorë dhe përfaqësues të bizneseve nga 64 vende të botës. Në mesin e tyre ishte edhe ministria e Tregtisë dhe Industrisë të Kosovës, Mimoza Kusari Lila, shkruan express.

“Kosova është një treg i vogël, por bizneset turke përmes Kosovës tanimë kanë qasje në tregun e madh të Bashkimit Evropian. Unë jam i sigurt që këto investime do të rriten në vitet e ardhshme për të mirën e të dy vendeve”, ka thënë Ergyn.

Aktualisht në Kosovë operojnë 875 kompani turke me investime prej 82.5 milionë eurosh. Raportet e organizatave të ndryshme tregojnë se ky shtet euro-aziatik po e shtrin me të madhe fuqinë ekonomike në territorin e Kosovës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here