Truri gjatë lutjes (duasë) riprogramohet

0
269

Një shkenctar amerikan hulumtoi çfarë ndodh në tru gjatë kohës së lutjes: aktivitetin e tij, gjykimin dhe karakteristikat vepruese. Ai zbuloi se namazi ka veprim të gjatë në tru. Në këtë kontekst, çfarë mendoni se ndodh nëse e aplikojmë të njëjtin eksperiment te personi që është mysliman, derisa falet duke falënderuar Allahun në gjendjen e përkushtimit?

Namazi është ilaç për shpirt dhe trup. Ne besojmë në këtë fakt (shpirtëror), por dikush mund të ketë dyshime, duke pohuar se kjo është (vetëm) bindje, nënçmim dhe marrje e lirisë. Për këtë qëllim, vëmendjen tonë e preokupojmë me hulumtimin e bërë nga ana e një shkencëtari perëndimor për ndikimin e lutjes në aktivitetin dhe shëndetin e trurit. Duhet theksuar që studimi nuk është bërë në formën islame të lutjes, sikur të ishte bërë te myslimanët, atëherë rezultatet do të ishin mahnitëse.

Disa shkencëtarë që kanë hulumtuar ndikimin e meditimit në mendjen e priftërinjve budistë, kanë zbuluar se pjesët aktive të trurit bëhen pasive në gjendjen e meditimit, ndërsa para fillimit të meditimit regjionet joaktive, aktivizohen. Në tekstin e publikuar në faqen e internetit BBC News, Andrew Newberg, radiolog në Universitetin e Pennsylvanisë, SHBA, ka deklaruar:

“Besoj se jemi afër të përjetojmë kohën tejet të bukur në historinë tonë, kur do të bëhemi të aftë të hulumtojmë religjionet dhe çështjet shpirtërore me anën e së cilës askush më parë nuk ka menduar mundësitë e tyre.”

Dr. Newberg dhe ekipi i tij, duke shfrytëzuar teknikat e incizimit të trurit, kanë studiuar grupin e priftërinjve budistë në Tibet, përderisa këta kanë medituar afro një orë. Shkencëtari ka kërkuar nga priftërinjtë që me dorë të tërheqin fijen kur të arrijnë gjendjen më të lartë të meditimit. Gjatë këtij procesi janë injektuar sasi të vogla të materialit radioaktiv në gjak, për të mundur që të skicohen dhe përcillen gjurmët në tru. Ky material radioaktiv u mundëson shkencëtarëve që ta vëzhgojnë tinkturën kur lëviz kah regjionet aktive të trurit. Pasi që priftërinjtë kanë përfunduar me meditim, është bërë përsëri fotografimi i trurit dhe atëherë ka qenë i mundur krahasimi i gjendjes në rrethanat normale me ato gjatë meditimit.

/Fotografitë kanë treguar karakteristikat e rëndësishme të asaj që ndodh në tru gjatë meditimit./

“Gjatë meditimit, njerëzit humbin ndjenjën për veten, dhe vërtet vërehet humbja e ndjenjës për hapësirë dhe kohë, e kjo është mu ajo që kemi parë.”Dr. Newberg ka shpjeguar çfarë ka ndodhur duke thënë që fotografitë kanë treguar “aktivitetin e rritur të lobit frontal i cili gjendet në pjesën e përparme të trurit, regjioni i cili bëhet aktiv te secili njeri i cili dëshiron të përqendrohet në aktivitet të caktuar”, ndërsa lobi parietal, i cili ndodhet në pjesën e pasme të trurit, ka treguar zvogëlim të dukshëm të aktivitetit, ndërsa lobi parietal është përgjegjës për lokalizimin e shqisave të individit. Kjo vërteton thënien që meditimi sjell deri te humbja e ndjenjës për vend. Dr. Newberg garanton sa vijon:

Fuqia e lutjes 

Gjithashtu, gjatë kohës së meditimit ndodhin interaksione të komplikuara në mes regjioneve të ndryshme të trurit, ngjashëm me ato që paraqiten gjatë të ashtuquajtura përvoja shpirtërore ose mistike. Hulumtimet e mëparshme me në krye dr. Newbergun, janë bërë në lidhje me aktivitetet e rendit franjevit që kanë kryer lutjen të njohur si lutje e “fokusuar”.
Është e saktë që pjesa verbale e lutjes aktivon disa pjesë të trurit, por dr. Newberg ka zbuluar që lutja aktivon regjionin e trurit përgjegjëse për vëmendje dhe zvogëlon aktivitetin e regjionit përgjegjës për shqisat lokalizuese. Kjo nuk është hera e parë që shkencëtarët hulumtojnë gjërat shpirtërore. Rëndësia e lutjes terapeutike ka dalë në sipërfaqe në vitin 1998, kur shkencëtarët në SHBA kanë studiuar grupin e pacientëve të sëmurë nga zemra. Kanë ardhur deri te një rezultat unikal sipas të cilit: pengesat nga të cilat kanë vuajtur janë zvogëluar pas lutjes së shkurtër.

/Fotografimi i trurit ka hapur qasje të mëdha për studimin e çështjeve të reja. Kjo foto është marrë përmes teknikës së re të fotografimit të trurit SPECT ose Single Photon Emission Computed Tomography, gjatë kohës së gjendjes normale (majtas) dhe gjatë kohës së meditimit (djathtas). Është shënuar se si në gjendjen e meditimit rritet aktiviteti në regjionin frontal, lobin frontal të trurit, në formë të pikave të kuqe që shprehin shkallën e aktivitetit të trurit./

Referenca: www.andrewnewberg.com.

/Kjo foto e dytë është krahasim në mes gjendjes normale (majtas) dhe gjendjes së meditimit (djathtas). Këtu është fokusi në lobin parietal të trurit, ku vërehet zvogëlim i dukshëm i aktivitetit gjatë meditimit.

Duhet theksuar se ky regjion është përgjegjës për shqisa lokalizuese.

Ibid: www.andrewnewberg.com./

Shkencëtari amerikan pohon se feja është e domosdoshme për ekzistencën e qenies njerëzore, sepse i bën më adaptabil në çështjet e fatit, dhe ofron përgjigje në pyetjet që parashtron truri. Është vërtetuar që (lutja budiste) zvogëlon tensionin e gjakut, mënjanon depresionin dhe frikën si dhe zvogëlon pulsin e zemrës. Andaj, sipas hulumtimeve të shumta perëndimore, të jesh religjioz, për mirëqenien e njerëzimit, për sigurinë dhe shëndetin e tij, është më mirë se të jesh ateist.

Sipas prof. Andrew Newbergu, ekspert i neurologjisë, besimi në Zotin e tërë kozmosit absolutisht është i domosdoshëm për shëndetin psiko-fizik. Në librin e tij “How God changes your brain” (“Si Zoti e ndryshon trurin tënd”), të cilin e ka shkruar me grupin e hulumtuesve dhe i cili ka realizuar profit të rëndësishëm në Amerikë, Newbergu ka thënë: “Sa më shumë besoni në Krijuesin, aq më shumë truri juaj do të jetë i shëndetshëm dhe i aftë!”
Përkushtimi ndaj Zotit dhe lutjes i ofron njeriut ndjenjën e paqes, më tepër dashuri dhe bashkë-ndjenjë, ndërsa ateizmi, zemërimi dhe pakënaqësia me fatin në mënyrë të kontinuar dëmton trurin.

Libri i ri i botuar para pak kohësh në SHBA i shkruar nga ana e shkencëtarëve të neurologjisë jep përmbledhje të eksperimenteve dhe studimeve që i ka bërë hulumtuesi Newberg, docent në Universitetin e Pensilvanisë.

Ky shkencëtar ka zbuluar se besimi në Zotin është shumë i rëndësishëm dhe ofron ndjenjën e qetësisë së brendshme për çfarë përmirësohet efikasiteti i trurit. Feja shkakton ndryshime të përhershme në aparaturën e trurit, ngadalëson sëmundjen e Alz’heimerit dhe e ndihmon personin të adaptohet në mjedisin e tij/asaj për jetë më të mirë.
Vlen të theksohet që hulumtuesi nuk është mysliman, por sjell konkluzione të përvojës së tij personale për rezultatet objektive të hulumtimit të trurit me teknologji SPECT.

Çfarë themi për lutjen (namazin) në Islam?

Mjerisht, nuk ekziston një studim i ngjashëm për ndikimin e lutjes në gjendjen shëndetësore të myslimanit, por mund të themi që lutja (namazi) të cilin Allahu i madhërishëm na urdhëroi ta praktikojmë, e karakterizon përulësia dhe qetësia, të cilat arrihen më leximin e Kuranit dhe atë që shkencëtarët kanë cekur. Namazi gjithashtu përmban lëvizje që janë të përshtatshme për aktivizimin e muskujve dhe eshtrave. Në Islam namazi nuk është vetëm praktikë rituale si në budizëm, por ka kuptim, konotacion, qëllime dhe ndjenjën e afërsisë së Allahut të madhërishëm, sepse ai që e kryen, i afrohet Allahut e në veçanti në pozitën e sexhdes. Unë, gjithashtu dëshiroj të tërheq vëmendjen në një çështje të rëndësishme. Në realitet, regjioni paraballor i trurit aktivizohet gjatë namazit, ndërsa ai i pasmi qetësohet. Çfarë do të thotë kjo? Regjioni paraballor i trurit është përgjegjës për mendim kreativ dhe sjelljen e vendimeve, pra, namazi me përkushtim i ndihmon njeriut që të sjell vendime të drejta, e kjo d.m.th. që namazi ju ndihmon të përpunoni dhe zgjidhni çështjet tua dhe të jeni të suksesshëm! Ndryshimet e shkaktuara gjatë namazit dhe vazhdimësia në praktikimin e tij shprehen fuqishëm në tru. Personalisht e përjetoj dhe ndiej këtë ndryshim, dhe nëse e pyetni cilindo qoftë për përparësitë e namazit, dhe atë që ai/ajo ndien, ai/ajo do t’u thotë shumëçka për ndjenjën psikologjike, shërimin e dhembjes, baraspeshën dhe qëndrueshmërinë si dhe ndjenjën e paqes dhe qetësisë. Padyshim, këta shkencëtarë shumë mirë kuptojnë rëndësinë e besimit në Zot, por cili lloj i besimit është i nevojshëm? Ata këtë nuk e dinë dhe këtë nuk do ta gjejnë askund tjetër pos në Kuran, për arsye se fe e vetme e vërtetë është Islami, ndërsa të gjitha tjerat janë shtrembëruar dhe zëvendësuar me fjalët e njerëzve dhe të përziera me besëtytni.
Vërtet, disa shkencëtarë myslimanë kanë bërë hulumtime për ndikimin e namazit në shëndetin mental dhe fizik, dhe kanë kuptuar që namazi është mënyra më e mirë për ushtrime trupore, veçanërisht nëse kryhet në xhami, Më tej, ecja kah xhamia dhe përkushtimi në namaz, mbron nga sëmundjet e nyjeve, ndihmon në shërimin e diabetit, zvogëlon shtypjen e gjakut si dhe shumë përparësi tjera shëndetësore siç janë prevenimi i arteriosklerozës dhe sëmundjeve të zemrës. Përveç kësaj, namazi në Islam ka ndikim në aparatin e trurit, dhe nëse shkencëtarët do të vëzhgojnë ndikimin e përkushtimit në namaz, do të shihnin rezultate impresionuese. Në anën tjetër, lutja e budistëve ose lutja e klerikëve nuk ka ndikim të rëndësishëm, sepse mungon përkushtimi i vërtetë, i cili besimtarin e bën të afërt te Zoti, dhe gjithashtu nuk ka kuptimet madhështore që bartin fjalët e Kuranit. Kjo d.m.th. që namazi ia shton besimtarit ndjenjën e paqes, kënaqësisë dhe lumturisë.
Fjala përmbyllëse 

Të dashurit e mi! Kemi qenë përtacë të lexojmë Kuranin dhe praktikojmë atë që Allahu i madhërishëm thotë, kemi qenë indiferentë ndaj vetes dhe Sunetit të Pejgamberit, Muhamedit s.a.v.s. Përse mos ta ftojmë dr. Newbergun të kryejë hulumtime për ndikimin e namazit, dhikrit, përkushtimit, ndikimin e salavateve mbi Pejgamberin s.a.v.s. dhe dëgjimin e Kuranit. Kjo, padyshim do të ishte test i madh që t’i tregohet botës që Islami është religjion i vërtetë. Nuk mjafton të ngrejmë slogane për pasimin e Pejgamberit s.a.v.s., por duhet njerëzve t’u flasim në formën që ata e kuptojnë, ndërsa perëndimi ka besim në gjuhën e hulumtimeve shkencore.

Nga: Abduldaem Al-Kaheel

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here