U tregua i sinqertë me Allahun (Sead bin Muadh)

0
214

“Tregoi sinqeritet me Allahun dhe Allahu ia plotësoi dëshirën e tij”

Aisha -Allahu qoftë e kënaqur prej saj- përcjell duke thënë: “Ditën e luftës së Hendekut dola të gjurmoj gjendjen e njerëzve. Në moment dëgjova zhurmë hapash të rëndë që vinin pas meje. U ktheva pas dhe pashë Sead bin Muadhin që po vinte bashkë me djalin e vëllait të tij Harith bin Eusin, që mbante në dorë një mburojë. Unë u ula dhe aty pranë kaloi Seadi i cili mbante një mburojë prej hekuri të cilës i kishin dalë anët, ndërkohë ruhesha prej tyre mos më lëndonin. Ai kaloi aty pranë duke recituar keto vargje:

“Qëndro dhe pak, derisa lufta të ndizet e të fillojë.
Sa bukur është, kur vdekja të vjen aty ku Zoti ta caktojë.”

Aisha thotë: “U ngrita nga vendi dhe shkova e hyra në një bahçe, ku gjeta një grup muslimanësh. Mes tyre qëndronte Omer bin Hatabi dhe një burrë i mbështjellë me një helmetë në kokë. Omeri kur më pa më tha: Cfarë të solli ketu? UAllahi je shumë e guximshme, cfarë të bën kaq të sigurtë, sepse mund të jetë bela?!! Ai vazhdoi të më fliste, derisa desha që toka të hapej e të hyja brenda saj. Në atë moment, burri që fshihej pas helmetës e hoqi atë, kur ja ai ishte Talha bin Ubejdilah i cili tha: O Omer e teprove në fjalë, ku kemi për të shkuar e për t’u strehuar perveçse tek Allahu i Madhëruar?!!

Njëri prej idhujtarëve që quhej Ibn Arkah, e gjuajti Seadin me një shigjetë dhe i tha: Merre nga unë ibn Arkah. Shigjeta e goditi në damarin kryesor të dorës dhe e preu atë. Seadi iu lut Allahut të Madhëruar duke thënë: “O Zot mos ma mer shpirtin derisa t’i kenaqësh sytë e mi me Beni Kurejdhan.” Aisha thotë: Beni Kurejdha ishte fisi (çifut) me të cilin kishin besëlidhje dhe afrimitet në kohën e injorancës.

Aisha thotë: “Plaga e tij (Seadit) u ndal, nderkohë Allahu dërgoi erën e fortë kundër idhujtarëve dhe kështu Allahu i ruajti muslimanët nga kjo përballje, sepse Ai është i fortë dhe Krenar. Ebu Sufjani dhe të tjerë u larguan për në Tihameh, ndërsa fisi Ujejne bin Bedër e të tjerë shkuan ne Nexhd, ndërsa Beni Kurejdha u kthye dhe u fortifikua në kështjellën që kishin. I dërguari i Allahut u kthye në Medine, i hoqi rrobat e luftës dhe urdhëroi të ngrihej një tendë brenda në xhami ku të qëndronte Sead bin Muadhi.
Aisha thotë: “Atij i erdhi Xhibrili -alejhi selam- ndërkohë që shenjat e pluhurit dukeshin në pamjen e tij të jashtme dhe i tha: I ke lëshuar armët?! UAallahi ne engjëjt akoma si kemi lëshuar. Nisu për tek Beni Kurejdha që t’i luftosh.”

Aisha tha: I dërguari i Allahut veshi parzmoren dhe u bëri thirrje njerëzve që të niseshin. Ai u nis dhe kur kaluan pranë fisit Beni Ganem (të cilët ishin komshinj të xhamisë dhe atyre përreth) u tha: Kush ka kaluar këtu pranë jush? Ata thanë: Ka kaluar Dihjetu el Kelbi, ndërkohë që Dihjetu el Kelbi i ngjasonte në mjekër, në moshë dhe në fytyrë pamjes së Xhibrilit -alejhi selam-.”

Aisha thotë: “Atyre u shkoi i Dërguari i Allahut dhe i rrethoi për 25 netë. Kur u vështirësua rrethimi për ta dhe u shtuan vuajtjet e tyre u thanë: Dorëzohuni duke u perballur me gjykimin e Profetit të Allahut. Ata i morën mendim Ebu Lulabe bin Abdul Mundhirit dhe ai u bëri me shenjë tek qafa se do të vriteshin. Ata thanë: Jemi dakort të dorezohemi me kusht që të gjykojë për ne Sead bin Maudhi. Profeti -alejhi salatu ues selam- u tha: Atëherë dorëzohuni nën gjykimin e Sead bin Muadhit dhe kështu vepruan.

Profeti -alejhi salatu ues selam- dërgoi dikë tek Sead bin Muadhi dhe e sollën hipur mbi një gomar. Me të mbërritur, disa nga fisi i tij e rrethuan dhe i thanë: O Ebu Amër! Ata janë njerëzit e tu me të cilët ke pasur marrëveshje dhe shumë gjëra të tjera që i di vetë. Ai nuk u ktheu asnjë fjalë dhe as që i shikonte dhe kur u afrua tek vendbanimet e tyre (Beni Kurejdhas) u kthye nga populli i tij dhe u tha: Ka ardhur koha, që për të drejtën e Allahut të mos më bëj përshtypje asnjë sharje e juaja.

Ebu Seidi thotë: Kur iu shfaq Profetit -alejhi salatu ues selam- ai tha: Ngrihuni tek zotëria juaj dhe zbriteni nga kafsha e tij. Omeri -Allahu qoftë i kënaqur prej tij- tha: Zotëri për ne është Allahu i Madhëruar. Profeti u tha: Zbriteni që aty dhe ata e zbritën. I dërguari i Allahut i tha: Gjyko për ta!
Seadi tha: Unë gjykoj që të vriten luftëtarët e tyre, të merren rob pasardhësit dhe të ndahet pasuria e tyre. Aty i dërguari i Allahut tha: “Ke gjykuar me gjykimin e Allahut të Madhëruar dhe gjykimin e të dërguarit të Tij.

Aisha thotë: Pas kësaj ngjarjeje Seadi u lut duke thënë: “O Zoti im! Nëse Profetit tënd -alejhi salatu ues selam- i ke lënë ballafaqim tjetër me Kurejshët, atëherë me ler gjallë deri atëherë. E nëse e ke ndërprerë luftën mes tij dhe atyre, me merr pranë Teje. Plaga e tij shpërtheu edhe pse pak më parë ishte në të shëruar, derisa nuk shihej prej saj vecse një shenjë e vogël. Atë e kthyen në tendën e tij të cilën Profeti -alejhi salatu ues selam- e kishte ndërtuar enkas për të.

Aisha thotë: Tek ai shkoi I Dërguari I Allahut, Ebu bekri dhe Omeri. Betohem në Atë që ka në dorë shpirtin e Muhamedit, unë e njihja të qarën e Ebu Bekrit nga e qara e Omerit duke qëndruar në dhomën time. Ata ishin, sic thote Allahu I Madheruar: “Të mëshirshëm për njeri tjetrin.”

Alkameh thotë: Unë e pyeta: Oj nënë! Si vepronte I Dërguri I Allahut në ato momente? Ajo tha: Sytë e tij nuk lotonin për askënd, por ai kur ndihej keq kapte me dorën e tij mjekrën.”

E percjell Ahemdi, ibn Haxheri për këtë hadith ka thënë: Hasen ( I mi), ndërsa shejh Albani në vargun e haditheve të sakta me nr 67 thotë se senedi i tij është i mirë.

Përshtati: Fatjon Isufi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here