Tregohet për një tregtar, një njeri nga të devotshmit.

0
239

Tregohet për një tregtar, një njeri nga të devotshmit.

I porosiste punëtorët e tij në lokal që klientëve t’u tregojnë të metat e mallit, nëse eventualisht kishin ndonjë të metë.
Një ditë prej ditësh erdhi një hebre dhe bleu një rrobë me defekt, ndërsa pronari i lokalit nuk ishte prezent.
Punëtori tha: -Ky është hebre, nuk na intereson nëse ia japim me defekt.
Erdhi pronari i lokalit dhe e pyeti për petkun me defekt e punëtori tha: “Ia shita një hebreu për 3000 dirhemë dhe nuk e njoftova për defektin e mallit.”
Pronari pyeti: -Ku është ai?
U përgjigj: -Ai u kthye me karvanin.

Pronari mori të hollat me vete dhe i shkoi pas karvanit derisa e zuri pas ditësh.
I tha hebreut: -O ti! Ke blerë një rrobë kështu e kështu, ndërsa ajo rrobë ka një të metë. Merri paratë e tua dhe ma kthe rrobën.
Hebreu e pyeti: -Ç’të shtyu ta bësh këtë?
Tregtari i devotshëm i tha: -Islami! I Dërguari ynë ka thënë: “Kush na mashtron nuk është prej nesh.”

Hebreu ia ktheu: -Dirhemët me të cilat pagova ishin falsë, prandaj merri 3.000 dirhemë origjinale e po të shtoj edhe më shumë se kaq. Dhe shtoi: Nuk ka Zot tjetër pos Allahut dhe Muhamedi alejhi selam është i Dërguar i Tij”.

Të kapurit për mësimet e fesë islame është metoda më e mirë për përhapjen e tij dhe përmirësimin e kuptimit të tij tek jomuslimanët.
Kujdesu për amanetin dhe sinqeritetin me muslimanët dhe jomuslimanët.

Përktheu: Hoxhë Valdet Kamberi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here