Tre ngjarje që kanë ndodhur në muajin e Ramazanit.

0
180

Ndodhia e parë: Allahu i Lartësuar zbriti në të Kura’nin, dmth filloj zbritja e tij në këtë muaj gjë që e bëri të bereqetshëm, kanë çliruar muslimanët me të tokat nga lindja e perëndimi, dhe u bënë krenar muslimanët me të, e flamuri i Islamit u shfaq në të gjitha vendet.

Dhe ne e dijmë të gjithë që prijësi i muslimanëve Umer ibn Hatab -Allahu qoftë i kënaqur prej tij- i sollën kurorën e Kisras dhe xhevahiret nga vendet e ndryshme në Medine duke i bartur në dy deve, siç është e përmendur në histori, dhe e vendosën para tij -Allahu qoftë i kënaqur prej tij- e nuk mungonte nga to asgjë e vogël, e gjithë kjo nga krenarie e muslimanëve dhe poshtërimi i mosbesimtarëve e për këtë falenderimi i takon vetëm Allahut.

Ne jemi të bindur se umeti Islam do të kthehet tek Libri i Allahut –Kur’ani Fisnik-, dhe do të mbizotëroi me të, dhe do ë këtë krenarinë më pas me lejen e Allahut.

Porse duhet patjetër për atë që mbledh mjaltin të pickohet nga bletët, e i që mbledh lule të shpohet nga gjemi, patjetër duhet të kalohet sprova për ato që punuan për Islamin dhe thirrjen në të që të arrijnë fitoren, sepse Allahu i Madhëruar ka thënë në librin e tij: “Ne do t’u sprovojmë juve, derisa t’i njohim (të dihen konkretisht) luftëtarët dhe ata që ishin të qëndrueshëm …” (Muhamed: 31), poashtu ka thënë: “Po ju menduat se do të hyni në xhennet, pa u provuar edhe ju me shembullin e atyre që ishin para jush, të cilët i patën goditur skamjet e vuajtjet dhe qenë tronditur, saqë i dërguari thoshte, e me te edhe ata që kishin besuar: “Kur do të jetë ndihma e All-llahut”?! Ja (u erdhi ndihma) vërtet ndihma e All-llahut është afër”! (Bekare: 214).

Ndodhia e dytë që ka ndodhur në këtë muaj të bekuar: Lufta e Bedrit.

Lufta e Bedrit ishte në vitin e dytë pas hixhretit, shkaku i saj ishte se Pejgamberi -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- u njoftua për një karvan të kurejshëve që e udhëhiqte Ebu Sufjani u kthente nga Siria për në Meke, përgatiti shokët e tij shpejt që t’i dalin përpara dhe ta merrnin sepse kurejshët lejuan nxjerrjen e Pejgamberit -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- dhe shokëve të tij nga shtëpitë e pasuritë e tyre, e nuk kishin mes tyre dhe Pejgamberit -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- marrëveshje e as armpushim-. Pejgamberi -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- doli për të kapur karvanin e tyre, dhe kishte me vete pak veta treqin e ca burra, sepse nuk donin që të luftonin, porse donin vetëm të merrnin karvanin dhe kishin me vete shtatëdhjet deve pas tyre dhe vetëm dy kuaj.

Kurse Ebu Sufjani që udhëhiqte karvanin pasi mori vsh lajmin dërgoi për të kërkuar ndihmë në Meke dhe t’i nxiste ato që të mbronin karvanin e tyre nga Pejgamberi -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të-. Banorët e Mekës dolën me gjith çfare kishin e me mendjemadhësinë e tyre, dolën ashtu siç i përshkruajti Allahu në fjalën e Tij:

“… ata që dolën prej shtëpive të tyre sa për krenari e për t’i parë bota, e që pengonin nga rruga e All-llahut. All-llahut nuk mund t’i shpëtojnë me atë veprim të tyre.” (Enfal: 47.)

Gjatë rrugës i erdhi lajmi atyre që Ebu Sufjani shpëtoi bashk me karvanin e tij nga Pejgamberi -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të-, dhe filluan të shkëmbenin mendimet me njëri-tjetrin a me vazhdu apo mos me vazhdu, tha Ebu Xhehli –ishte prijësi i tyre- pasha Zotin nuk kthehemi derisa të arrijmë në Bedër e të qëndrojmë në të tre ditë, të therim aty deve e të pijmë alkol, e të kërcejnë valltaret, e të dëgjojnë arabët për ne, kështu që do na kenë frikë përgjithmonë.

Këto fjalë tregojnë për mendjemadhësi e arrogancë, e vendosshmëri në të kotë që të mposhti të vërtetën.

U konfrontun me Pejgamberin -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- me gjith fuqinë e mendjemadhësinë që kishin, e numri i tyre arrinte nga nëntëqind deri në një mijë, kurse Pejgamberi -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- ishte me treqind e ca burra.

U konfrontuan dy ushtritë, ushtria e Allahut të Lartësuar dhe ushtria e shejhtanit, e përfundimi ishte fitorja e ushtrisë së Allahut. U vranë nga Kureshët shtatëdhjet veta nga prijësit, pasanikët, e njerëzit me pozitë, e u zunë rob shtatëdhjet prej tyre, dhe qëndroi Pejgamberi -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- tre dit ne fushë-betejë siç e kishte zakon, pasi fitonte e triufonte, e në ditën e tretë i hypi devesë derisa qëndroi në pusin e Bedrit ku ishin hedhur në të njëzet e katër nga prijësat e Kurejshëve, qëndroi pranë pusit duke i thirrur me emraat e tyre e emrat e baballarëve të tyre duke thënë: “O filan i biri filanit a e gjete të vërtetë atë që ju premtoj Zoti juaj, sepse unë e gjeta të vërtetën që më premtoi Zoti im” i thanë: O i Dërguari i Allahut, si u flet njerëzve që janë të tharë (vdekur)?! Tha: “Ju nuk i dëgjoni fjalët e mia më mirë se ata, porse ata nuk kanë mundësi të përgjigjen”.[2]

Pejgamberi -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- më pas u kthye në Medine, e për këtë falenderimi i takon vetëm Allahut.

Ndodhia e tretë: Çlirimi i Mekes.

Meken e mbizotëronin mosbesimtarët duke e prishur atë me shirkun, mosbesimin e gjynahet që bënin në të. Allahu i Lartësuar i dha leje Pejgamberit të Tij -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- që t’i luftonte banorët e saj një pjesë të ditës, më pas shenjtëria e saj iu kthye përsëri ashtu siç e kishte para se të çlirohej. Pejgamberi -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- hyri në të ditën e xhuma me njëzet e katër nga muaji i ramazanit në vitin e tetë pas hixhretit (24/ramazan/8h), fitimtar derisa qëndroi përpara derës së Qabes, e kurejshët posht tij prisnin se çfarë do të bëj me ta, ia u tha: “O kurejsh çfarë mendoni se unë do të bëj me ju?!” i thanë: Mirësi, ti je vëlla fisnik dhe biri i vëllait fisnik. Tha -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të-: “Shkoni se ju jeni të lirë”[3] bëri mirësi me ta pasi kishte fuqi ndaj tyre, dhe kjo është shkalla më e lartë e moralit dhe faljes.

Pasi përmendëm ndodhitë që kanë ndodhur në këtë muaj themi: Çfarë duhet që të bëjmë gjatë muajit të Ramazanit?

Ajo që duhet të bëjmë gjatë këtij muaji ose është obligim ose është e pëlqyeshme, atë që e kemi obligim është agjërimi, kurse e pëlqyeshme është namazi i teravive.
Sa i përket agjërimit të gjithë ne e dijmë që është: Ndalimi nga gjërat që e prishin agjërimin nga agimi derisa të perëndoi dielli si adhurim ndaj Allahut, e argument për të këmi fjalën e Allahut të Lartësuar: “Tash e tutje bashkohuni me to (gratë) dhe kërkoni atë që ua ka caktuar All-llahu dhe hani e pini derisa qartë të dallohet peri i bardhë nga peri i zi në agim, e pastaj agjërimin plotësojeni deri në mbrëmje.” Bekare: 187.

Qëllimi nga agjërimi nuk është stërvitja e trupi që të përballojë etjen e urinë, porse është stërvitja e trupit për të lënë gjërat e kënaqshme për të kënaqur Allahun. Gjërat e kënaqshme që lehen janë ushqimi, pirja dhe marrdhëniet intime, këto janë kënaqësitë e trupit.

Kurse kënaqësia që kërkohet është arritja e kënaqësisë së Allahut të Lartësuar, patjetër duhet që ta kemi parasysh këtë qëllim, që ne i lejmë këto gjëra për të arritur kënaqësinë e Allahut të Lartësuar.

Urtësia e obligueshmërisë së agjërimit ndaj këtij umeti e ka qartësuar Allahu i Lartësuar ku thotë: “O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, (kështu që të) ndoshta bëheni të devotshëm.” Bekare: 183. Dhe fjala “ndoshta” këtu është për shpjegim, dmth me qëllim që të bëheni të devotshëm ndaj Allahut, të leni atë që ju ka ndaluar Allahu dhe të bëni atë çka ju ka urdhëruar Ai. Është saktësuar nga Pejgamberi -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- se ka thënë: “Ai i cili nuk i len shpifjet (fjalët e këqija) e punimin me të e injorancën, Allahu nuk ka nevoj që ai të lej ushqimin e pirjen e tij” [4].

Allahu i Lartësuar nuk kërkon prej nesh që të lejmë vetëm ushqimin e pirjen, porse kërkon që të lëjmë edhe shpifjet e punën me të e injorancën, pikërisht për këtë është e pëlqyeshme për argjëruesin kur e ofendon dikush të thotë: unë jam agjërueshëm, e mos tia kthej atij, sepse nëse ia kthen me të parën e të dytën, edhe ai i pari ia kthen, kështu i shkon agjërimi vetëm ofendime e përleshje. Por nëse i thotë: unë jam agjërueshëm, e njofton atë që e ofendoj apo e luftoi se ai jo se është i pafuqishëm për tia kthyer porse ajo që e ndalon ta bëj një gjë të tillë është agjërimi, në këtë mënyrë ndalon edhe i pari e turpërohet, e nuk vazhdon me ofendimin apo sherrin e tij.

Kjo është urtësia e obligueshmërisë së agjërimit, e duke qenë kështu duhet që ne gjatë agjërimit të përpiqena me punu vepra të mira si: përmendja e Allahut, leximi i Kur’anit, namazi, lëmosha, tu bësh mirë krijesave, zemërgjërsia, buzëqeshja, morali i mirë e çdo gjë që kemi mundësi për të pastruar vetvetet tona me të duhet ta bëjmë.

Muslimani nëse vazhdon kështu gjatë muajit të agjërimit, padyshim që do ketë dobi e nuk do i kaloi muaji vetëmse ai e sheh që ka ndryshuar gjëndja e tij, për këtë është bërë e lidhshme që në fund të muajit të japi njeriu lëmoshën e Fitrit që ta plotësoi pastrimin e vetvetes, sepse pastrimi bëhet duke punuar punë të mira e duke i lënë të ndaluarat, e përsëri pastrohet edhe duke dhënë pasuri, e për këtë arsye është quajtur dhënia e pasurisë zekat (pastrim).

Sa i përket agjërimit të gjithë ne e dijmë që është: Ndalimi nga gjërat që e prishin agjërimin nga agimi derisa të perëndoi dielli si adhurim ndaj Allahut, e argument për të këmi fjalën e Allahut të Lartësuar: “Tash e tutje bashkohuni me to (gratë) dhe kërkoni atë që ua ka caktuar All-llahu dhe hani e pini derisa qartë të dallohet peri i bardhë nga peri i zi në agim, e pastaj agjërimin plotësojeni deri në mbrëmje.” (Bekare: 187).

Qëllimi nga agjërimi nuk është stërvitja e trupi që të përballojë etjen e urinë, porse është stërvitja e trupit për të lënë gjërat e kënaqshme për të kënaqur Allahun. Gjërat e kënaqshme që lehen janë ushqimi, pirja dhe marrdhëniet intime, këto janë kënaqësitë e trupit.

Kurse kënaqësia që kërkohet është arritja e kënaqësisë së Allahut të Lartësuar, patjetër duhet që ta kemi parasysh këtë qëllim, ne i lejmë këto gjëra për të arritur kënaqësinë e Allahut të Lartësuar.

Urtësia e obligueshmërisë së agjërimit ndaj këtij umeti e ka qartësuar Allahu i Lartësuar ku thotë: “O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, ndoshta bëheni të devotshëm.” (Bekare: 183). Fjala “ndoshta” këtu është për shpjegim, dmth me qëllim që të bëheni të devotshëm ndaj Allahut, të leni atë që ju ka ndaluar Allahu dhe të bëni atë çka ju ka urdhëruar Ai. Është saktësuar nga Pejgamberi -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- se ka thënë: “Ai i cili nuk i len shpifjet (fjalët e këqija) e punimin me të e injorancën, Allahu nuk ka nevoj që ai të lej ushqimin e pirjen e tij” [5].

Allahu i Lartësuar nuk kërkon prej nesh që të lejmë vetëm ushqimin e pirjen, por kërkon që të lëjmë edhe shpifjet e punën me të, e injorancën, pikërisht për këtë është e pëlqyeshme për argjëruesin kur e ofendon dikush të thotë: unë jam agjërueshëm, e mos tia kthej atij, sepse nëse ia kthen me të parën e të dytën, edhe ai i pari ia kthen atij, kështu i shkon agjërimi vetëm ofendime e përleshje. Por nëse i thotë: unë jam agjërueshëm, e njofton atë që e ofendoj apo e luftoi se ai jo se është i pafuqishëm për tia kthyer porse ajo që e ndalon ta bëj një gjë të tillë është agjërimi, në këtë mënyrë ndalon edhe i pari e turpërohet, e nuk vazhdon me ofendimin apo sherrin e tij.

Kjo është urtësia e obligueshmërisë së agjërimit, e duke qenë kështu duhet që ne gjatë agjërimit të përpiqemi të punojmë vepra të mira si: përmendja e Allahut, leximi i Kur’anit, namazi, lëmosha, tu bësh mirë krijesave, zemërgjërsia, buzëqeshja, morali i mirë e çdo gjë që kemi mundësi për të pastruar vetvetet tona me të duhet ta bëjmë.

Muslimani nëse vazhdon kështu gjatë muajit të agjërimit, padyshim që do ketë dobi e nuk do i kaloi muaji vetëmse ai e sheh që ka ndryshuar gjëndja e tij, për këtë është bërë e ligjshme që në fund të muajit të japi njeriu lëmoshën e Fitrit që ta plotësoi pastrimin e vetvetes, sepse pastrimi bëhet duke punuar punë të mira e duke i lënë të ndaluarat, e pastrohet edhe duke dhënë pasuri, e për këtë arsye është quajtur dhënia e pasurisë zekat (pastrim).

Shkëputur nga libir: “Dyzet e tetë pyetje në agjërim”

të autorit Muhamed ibn Salih el-Uthejmin /xhamiambret

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here