Temjani (Lubon/Kundur)

0
254

TEMJANI (LUBON/KUNDUR)

Përcillet se njëherë, një burrë iu ankua Aliut (r.a.), duke i thënë se harronte shumë. Aliu e këshilloi: “Përdor temjan, sepse ai të forcon zemrën dhe largon harresën.”
Përcillet, gjithashtu, se Ibn Abasi ka thënë: “Pirja e (lëngut të) temjanit me sheqer, duke qenë esëll, përmirëson procesin e urinimit dhe ndihmon kundra harresës.”

Edhe nga Enesi përcillet se i ka thënë një burri që iu ankua se vuante nga harresa e tepërt: “Përdor temjan. Fute në ujë dhe mbaje aty për një natë dhe, në mëngjes, esëll, pi nga një gllënjkë prej tij, sepse ndihmon kundra harresës.”
Ka një arsye të dukshme për këtë efekt pozitiv të tij. Harresa është pasojë e gjendjeve të ftohta, të lagështa dhe të liga që prekin trurin, të cilat ndikojnë që ai të mos i kujtojë me lehtësi gjërat. Në këto raste, temjani është i dobishëm. Por, nëse harresa vjen si pasojë e shkaqeve të tjera fizike, atëherë për këtë ndihmon konsumi i pijeve freskuese. Ndryshimi mes dy rasteve është se substancat e thata e ndihmojnë njeriun të qëndrojë zgjuar gjatë gjithë natës dhe të kujtojë ngjarjet e së shkuarës së largët, në vend të së shkuarës së afërt. Ndërsa pirja e lëngjeve, nga ana tjetër, jep efekt të kundërt.
Ndonjëherë, harresa shkaktohet prej hixhame-s që bëhet prapa kokës ose prej ngrënies së tepërt të koriandrave të lëngshme dhe mollëve të tharta. Edhe depresioni, pikëllimi, qëndrimi në ujë të ndenjur për një kohë të gjatë dhe urinimi në të mund të jenë faktorë të harresës. Po ashtu, shikimi i njerëzve të kryqëzuar (të
dënuar), leximi i epitafeve të varreve, ngrënia pa dashje e kakërdhive të miut, të gjitha këto shkaktojnë harresë.
Temjani është i nxehtë në shkallë të dytë dhe i thatë në shkallë të parë. Ai vepron si kapsues i lehtë. Temjani është tepër i dobishëm, me efekte anësore të papërfillshme. Ai ndalon hemorragjinë e jashtme, dhembjet e barkut, diarrenë, lehtëson tretjen e ushqimit, liron nga gazrat, kuron pezmatimet e syrit, ndihmon trupin të krijojë mish në shumë lloje të ulcerave dhe forcon stomakun e dobët. Temjani përthan këlbazën dhe lëngjet që mblidhen në gjoks, kuron dëmtimet në sy dhe ndalon përhapjen e lungave të qelbëzuara në trup.
Nëse përtyp vetëm temjan ose e përzien me trumzë persiane, ai shkakton këlbaza, liron dhe çlodh muskujt e gjuhës dhe e bën mendjen më të mprehtë. Tymi i temjanit, nga ana tjetër, shërben për kurimin e disa sëmundjeve dhe ajrin e bën të ndihet më i freskët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here