TEK ALL-LLAHU JE I SHTRENJTË

0
212

Imam Ahmedi transmeton në Musned se një sahabi i quajtur me emrin Zahir vinte në vizitë tek Profeti [sa-laAll-llahu alejhi ve sel-lem], dhe, duke qenë se jetonte në shkretëtirë, i sillte gjëra prej fshati. Profeti [sa-laAll-llahu alejhi ve sel-lem] ia kthente me gjësende të nevojshme. Këtë relacion ndërmjet tij dhe Zahirit, Profeti [sa-laAll-llahu alejhi ve sel-lem] e quante si një shkëmbim. “Zahiri është fshati ynë ndërsa ne jemi qyteti i tij.”- thoshte.

Një ditë shkoi profet në treg ku e gjeti Zahirin. Duke qenë se ai nuk e pa, atëherë Profeti [sa-laAll-llahu alejhi ve sel-lem] iu afrua ngadalë dhe e kapi për krahësh.

Më lësho, kush je ti? –thirri Zahiri.

Kur kuptoi se ishte Profeti [sa-laAll-llahu alejhi ve sel-lem], atëherë shpinën e tij e mbështeti për gjoksit të tij.

Profeti [sa-laAll-llahu alejhi ve sel-lem] bëri shaka me të e tha: Kush e blen këtë rob?

Atëherë nuk do të më shesësh (do të më gjesh të pavlerë- i tha Zahiri.

Profeti sa-laAll-llahu alejhi ve sel-lem] ia ktheu: Nuk je i pavlerë ti, tek All-llahu je i shtrenjtë.

[Shuajb Arnauti hadithin e klasifikon si hadith autentik.]

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here