Do të zgjedhësh Xhenetin apo Zjarrin?

0
169

Ndëshkimi në Suren Kamer

Surja Kamer, na ofron modele të ndryshme njerëzish të cilët u shkatërruan përfundimisht nga Zoti. Herë pas here, përmenden ajete të tilla:
“Ne e kemi bërë atë si shenjë, por a ka kush që ia vë veshin?” (Kamer, 15)
Surja Kamer, na bën thirrje që t’a njohim Zotin nga pasojat e zemërimit dhe ndëshkimit të tij. Menjëherë pas sures Kamer, vjen surja Rahman, e cila bën thirrje që Zotin t’a njohim nëpërmjet mirësive dhe begative që ka derdhur mbi ne.
E gjithë surja Kamer përmban 55 ajete dhe në shumicën e tyre vihet theksi tek popujt e ndryshëm të shkatërruar dhe të ndëshkuar rëndë.
Kështu, mbi popullin e Nuhut a.s thuhet:
“Dhe Ne i hapëm dyert e qiellit me ujë të rrëmbyeshëm dhe i shpërthyem burimet e tokës, e u takuan ujërat për një qëllim të paracaktuar.” (Kamer, 11-12)
Mbi popullin e Ad-it, Zoti thotë:
“Ne u dërguam atyre në një ditë fatkeqe një erë të stuhishme të pandërprerë, e cila i nxirrte njerëzit, sikur të ishin trungje të shkulura hurmash.” (Kamer, 19-20)
Mbi popullin Themud, populli i profetit Salih, Zoti thotë:
“Ne dërguam mbi ta një ulurimë të vetme e ata u bënë si sana e copëtuar në pleme.” (Kamer, 31)
Mbi popullin e Lutit, thuhet:
“Ne dërguam një stuhi gurësh mbi ta, duke hequr familjen e Lutit, që e shpëtuam në agim.” (Kamer, 34)
Kurse mbi familjen dhe ndjekësit e Faraonit, po kjo sure thotë:
“Edhe njerëzve të Faraonit u patën ardhur paralajmërimet, por ata i mohuan të gjitha shenjat Tona, andaj Ne i mbërthyem ata, ashtu siç dënon i Plotfuqishmi dhe i Plotpushtetshmi.” (Kamer, 41-42)
Sa herë që përmendet një nga popujt e ndëshkuar, pasohet me ajetin:marvelous_afternoon_by_sweet_nature-d52989k
“Eh, sa i tmerrshëm qe dënimi Im pas paralajmërimeve të Mia!”
Ky ajet, pasohet nga një ajet tjetër i rëndësishëm dhe me vend:
“Vërtet, Ne e kemi bërë Kuranin të lehtë për t’u kuptuar dhe kujtuar, prandaj, a ka ndonjë që të marrë këshillë?!”
Është më mirë që të dëgjoni këshillat e Zotit në Kuran, se të prisni t’ju vijë ndëshkimi dhe shkatërrimi përfundimtar. çfarë do të zgjedhësh për vete o vëlla dhe oj motër? Do të zgjedhësh shpalljen hyjnore si burim informacioni për t’u prezantuar me Zotin, apo bestytnitë dhe besimet e kota? Do të zgjedhësh xhenetin apo zjarrin? Do të zgjedhësh begatitë e Zotit, apo ndëshkimin e Tij?

Përzgjodhi dhe përshtati: Hoxhë Muzafer Ramadani

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here