Të duash dhe të duhesh…

0
215

Të duash dhe të duhesh nga ai (ajo) që e don, ajo është gjithçka.

Një njeri shumë i varfër jetonte me gruan e tij.
Një ditë, gruaja e tij, e cila kishte flokë shumë të gjata e pyeti atë të blejë një krehër për flokët e saja që të rriten mirë dhe të jenë të ujdisura mirë.
Njeriu u ndie shumë keq dhe i tha jo. Ai i shpjegoi asaj se ai nuk kishte mjaft para të rregullonte rripin e orës së tij i cili ishte këputur. Ajo nuk insistoi në kërkesën e saj.
Njeriu shkoi të punonte dhe kaloi pranë një dyqani për orë, e shiti orën e tij të dëmtuar për një çmim shumë të ulët dhe shkoi të blejë një krehër për gruan e tij.
Ai erdhi në shtëpi në mbrëmje me krehërin në dorën e tij, i gatshëm t’ia japë atë gruas së tij. Ai u befasua kur e pa gruan e tij me një prerje flokësh shumë të shkurtër.
Ajo i kishte shitur flokët e saja dhe mbante në dorën e saj një rrip të ri për orën e dorës së tij.
Lotët rrodhën në të njëjtën kohë nga sytë e tyre, jo për kotësinë e veprimeve të tyre, por për dyanshmërinë e dashurisë së tyre.

Morali i këtij tregimi: Të duash është asgjë, të duhesh është diçka, por të duash dhe të duhesh nga ai (ajo) që e don, ajo është GJITHÇKA.10649626_907995995880781_3231496616216898131_n

Transmetohet nga Ebu Hurejra, radiallahu anhu, se i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ka thënë:
”Besimtari me iman të plotë, është ai që është më i sjellshmi, dhe më i miri prej kush është ai që është më i miri për gratë e veta.” (Transmetojnë Tirmidhiu dhe Ahmedi).

Transmetohet nga Ebu Hurejra, radiallahu anhu, se i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ishte pyetur se cila është gruaja më e mirë, dhe ai ishte përgjigjur:
”Ajo që e kënaqë atë (burrin) kur ta shikojë, që i bindet atij kur t’i thotë diçka dhe që nuk bën diçka që ai nuk e pëlqen sa i përket vetvetes ose pasurisë së tij.” (Transmeton Ahmedi).

Transmetohet nga Abdullah Ibn Amër El-Asi, radiallahu anhu, se i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ka thënë:
”Kjo botë nuk është asgjë tjetër përveç një përjetim i shkurtër, ndërsa gëzimi më i madh në të është një grua e mirë.”
(Transmeton Muslimi).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here