U tall me namazin por pati fund të keq

0
199

Njëri nga Thirrësit, që ishte pjesë e organizimit të një aktiviteti fetar në një tendë në piknik, rrëfen për një përvojë me një njeri, rasti i të cilit u bë rrëfim për të marrë mësim.

Derisa përgatiteshim për të falë namazin –rrëfen Hoxha- ai dilte para nesh dhe tallej me rukunë, me sexhden, me namazin në përgjithësi. Na mahniti për të keq ky guxim që shfaqte ndaj namazit, madje disa djem të ri gati sa nuk u kacafytën me të.

Filluam të faleshim por ai vazhdoi me talljen e tij. Në rekatën e fundit dëgjuam zhurmën e një aksidenti. Pasi përfunduam namazin, dolëm të shohim se çfarë kishte ndodhur. Ishte një veturë xhip, e cila ishte rrotulluar. U afruam. Shoferi ia doli të dilte disi ndërsa thërriste me zë të lartë: Na ndihmoni! Na ndihmoni! U bëmë bashkë dhe e ngritëm veturën, por çfarë pamë poshtë saj ishte vërtetë rrëqethëse. Djali që tallej me namaz kishte përfunduar poshtë veturës ndërsa koka i ishte shtypur. I rridhte gjak shumë. Para pak minutash tallej me namaz ndërsa tani vdiste pa u falur, vdiste në një gjendje të keqe, Allahu na ruajttë!

Përktheu: Dr. Sedat Islami

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here