Statujën e Lirisë në Amerikë e ideuan dhe e paguan Sulltan Abdulazizi dhe Valiu i Egjiptit Said Pasha

0
308

Sulltan AbdulAzizi më datën 19 mars 1866 kishte dhënë leje që të fillojnë punët e kanalit “Suveys” që do të lidhte Detin Mesdhe dhe Detin e Kuq. Po me këtë ferman ratifikoi traktatet e valiut të Egjiptit Said Pashës me firmën ndërtuese, duke i deponuar poashtu firmës sasi të konsiderueshme aksionesh.

Në bazë të marrëveshjes së Said Pashës me inxhinjerin e kanalit francezin Ferdinand De Lesseps (atëbotë francezët ishin akoma prezent në Egjipt, si rezultat i afrimit që patën me Dinastinë Khedive të Mehmet Ali Pashë Kavallës, vërejtja e imja), në hyrje të Mesdheut ku do të hapej kanali do të vendosej/ngulitej një statujë/ skulpturë jazhtëzakonisht e madhe. Statuja do të kishte “veshje” sikurse te femrave të kohës së faraonit, si dhe në dorë do të mbante “llambën/dritën e Azisë”m si simbolikë e të qenurit të Egjiptit “pishtar”. Pjesë në harxhimet e përgjidhshme, kishte edhe vetë Sulltan Abdylazizi.

Said Pasha dhe inxhinjeri i kanalit Ferdinand de Lesseps, porositën njërin nga skulptorët më të shquar francez, Frederic-Augoste Bartholdi, që të nisë punët me statujën. Ky i fundit, brenda disa viteve mbaroi punën e kompilimit të pjesëve të statujës që do të montoheshin në vendin e paraparë. Më pas nisi përgatitjet për dorëzimin e punimit, përmes një anije nga Marseja.

Por ndërkohë në Egjipt u ndrrua valiu. Në vend të Said Pashës erdhi Ismet Pasha, qëndrimi i të cilit qe që vendosja e një statuje aq të madhe në detin e një vendi musliman, mund të shkaktojë pakënaqësi tek populli. Kështu ai urdhëroi Lessepsin që francezët të mos e sjellin statujën në Egjipt. Pasiqë inxhinjeri nuk arriti ta bindte pashaun, statuja e Bartholdit, u dërgua në një depo të madhe të Parisit. Me propozimin e Edouard de Labouaye-së shteti francez, statujën në fjalë i’a dhuroi SHBA-së.

Murat Bardakçi ”New York’taki Ozgurluk Heykelinin Parasini Sultan Abdulaziz Odemisti”, Hurriyet.

Përktheu: F. S.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here