Sonte Hëna bëhet e kaltër

Është hera e parë që ky fenomen do të “pushtojë” qiellin tonë! Pritet të jetë një natë mbresëlënëse dhe këshillohet për të gjithë, por në veçanti të dashuruarit.

31-gushti do të jetë nata më spektakolare, pasi atë mbrëmje “Hëna blu” do të “parakalojë” gjithë krenari në qiellin e errët të cilin do ta ndriçojë me ngjyrën e saj blu.

Ka fenomen, ndodh vetëm në ato raste kur sateliti i Tokës, plotëson ciklin e tij –pra dy herë i plotë- dy herë brenda muajit.

Astronomët shprehen se kjo dukuri është më se normale kur cikli i hënës përsëritet brenda një kohe të shkurtër.

Ata pohojnë gjithashtu se fenomeni do të përsëritet në vitin 2015 gjatë muajve korrik-gusht.