Skenari i ardhshëm i kufarëve mbi Egjiptin: al-Sisi për kryetar, zgjedhjet presidenciale para atyre parlamentare

0
226

                                                                                                                                    (u186u)glavni-zapovjednik-egipatske-vojske-general-abdel-fattah-al-sisi-poziva-egipcane-diljem-zemlje-na-masovne-demonstracije-ovog-petka-podsjetite-cijeli-svijet-kako-imate-vlastitu-volju-i-odluc

Lëvizja e Muhamed El Baradei, Fronti Egjiptian i Shpëtimit mbështetë kandidaturën e mundshme të kreut të ushtrisë si president, njoftoi Sekretari i grupit Ahmed Said.

Ai tha gjithashtu se bëri thirrje për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale para zgjedhjeve parlamentare, një lëvizje që derivon nga udhërrëfyesi i shpallur në prag të grushtit të shtetit ushtarak kundër presidentit Muhamed Mursi.

Këto vërejtje erdhën pas një takimi të udhëheqësve të Frontit të Shpëtimit.

Lëvizja i bëri thirrje Gjeneralit Abdul-Fatah Al-Sisi për të kandiduar si president, dhe shprehu përkrahjen ndaj tij. Ushtria rrëzoi presidentin e parë të zgjedhur me vota, duke përmbysur demokracinë e Egjiptit që kishte filluar vetëm një vit më parë. Për të arritur shpërndarjen e protestave, ushtria kreu masakra mbi protestuesit në dy sheshet kryesore – Rabaa El Adevija dhe Nahda. Mbi 4500 persona janë vrarë që nga 3 korriku, ndërsa 11.000 persona janë plagosur. Ushtria dhe policia kanë nisur ofensivë të ashpër ndaj Vëllazërisë Myslimane, duke arrestuar krerët e lëvizjes, dhe duke ngrirë fundet e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here