Siri: U helmuan tërë familja, kishin ngrënë mish maceje

0
251

(u130u)barrel-bom-attacks-syrian-children-1

Një familje prej shtatë anëtarësh u shtruan në spital pas helmimit që pësuan nga ngrënia e mishit të maces në kampin e refugjatëve Yarmouk, i cili është nën rrethim nga regjimi sirian i Bashar al-Asadit.

Kampi i refugjatëve Yarmouk i vendosur në Damask ka dëshumar së fundi një tjetër tragjedi humanitare, kur një familje prej shtatë anëtarësh u helmuan pasi kishin ngrënë mishin e maces në mënyrë që të mos vdesin urie.

Komisioni i Përgjithshëm i Revolucionit Sirian ka deklaruar se ofrimi i ushqimit dhe ndihmave humanitare nuk lejohet në kampin e rrethuar, ku rreth 20.000 refugjatë jetojnë në kushte të tmershme. Shumica prej tyre janë palestinezë.

“ Në Yarmouk është duke ndodhur  tragjedi humanitare”, ka thënë Abu Musab Qatada, zëdhënës nga Komiteti i Koordinimit Lokal Sirian në Yarmouk, dhe shtoi se çmimet e artikujve ushqimorë janë rritur dhjetë herë në këtë kamp pasi forcat e regjimit kanë parandaluar shpërndarjen e ndihmave humanitare.

“Njerëzit po vdesin urie çdo ditë,” ka thënë Qatada.

Regjimi i Asadit kishte kufizuar hyrjen e ushqimit dhe medikamenteve në disa nga zona të rrethuara  vitin e kaluar, duke përfshirë kampet East Ghouta dhe Yarmouk. Kur kufizimet u kthyen në një ndalim të plotë, banorët e kampit kishin ngrënë gjethe të pemëve për të mbijetuar, dhe ka pasur shumë vdekje veçanërisht në mesin e të sëmurëve, pleqve, si dhe foshnjave, për shkak të kequshqyerjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here