SIDRI

0
459

Sidri – Xinxifja e gjëmbaçit të Krishtit; Lufton viruset dhe radikalet e lira

 

Arabisht: السدر – Sidër

Anglisht: Christ Thorn Jujube.

Emri shkencor: Ziziphus spina-christi / Rhamnus spina-christi L.

Familja: Rhamnaceae.

Sidri është bimë shkretëtire, me gjatësi 2-4 m, gjethet ovale, lulet ngjyrë të bardhë në të gjelbër, frutat të ngjashme me qershinë me aromë të këndëshme dhe shije të ëmbël në të thartë.

Origjina e bimës është garishulli Arabik dhe Levanti, në përgjithësi rritet në zona tropikale dhe subtropikale. Pema e Sidrit apo Xinxifja e gjembaëit të Krishtit është njohur që në kohët e lashta për aftësitë e saj mjekuese.

Ibën Kajim thotë për Sidrin: Kuron diarrenë, qetëson verdhëzën, ushqen trupin, thith vlerat ushqyese me ngadalë, lehtëson tretjen, forcon mushkëritë, rregulluese e çrregullimeve biliare.

Pjesët e bimës që përdoren: Gjethet, lëvorja, frutat dhe farat.

Elementet attive të Sidrit: është i pasur me: Flavonoids, Tannins, Sterol, tre llojet e Terpenes, sheqerna; fructose, glucose, përmban përqindje të lartë të vitaminave, A, B,  C, mineralet; Kalcium, Potasium, Fosfor, Hekur,  etj.

Dobitë shëndetësore dhe mjekësore të Sidrit – Xinxifes së gjembaçit të Krishtit

– Forcues i përgjithshëm i trupit, lufton viruset dhe bakteriet e trupit.

– Studimet më të fundit rreth Sidrit kanë vërtetuar se ai lufton qelizat kancerore të gjirit.

– Ul ënjtjet tumorale të gjirit dhe qetësues i dhimbjeve të tij.

– Qetësues i etheve dhe temperaturës.

– Çaji i Sidrit është pastruesi më i mirë i gjakut dhe infeksioneve të mëlçisë nëse kombinohet me bimet e duhura.

– Ndihmon për deformimin e kockave sidomos tek fëmijët, Artritin dhe sëmundjet reumatike.

– Pastrues i lëkurës dhe zbutës i saj.

– Forcon rrënjët e flokut, largon zbokthin dhe çrregullimet në lëkurën e kokës.

– Kuron astmën, ndihmon për kurimin e sëmundjeve të kraharorit, largon gëlbazën,qetëson dhimbjet e kraharorit.

– Ndihmon sistemin tretës, largon kapsllëkun, gazrat e stomakut dhe zorrëve, ndihmon për kurimin e ulçërës së stomakut..

– Lulet e Sidrit frekuentohen shumë nga bletët, dhe mjalti i Sidrit konsiderohet si mjalt me vlera të larta ushqyese.

Shënim!

* Sidri nuk ka efekte anësore nëse përdoret me masë dhe kohë të caktuar.

* Sidri përmban përqindje të lartë të vlerave ushqyese dhe mjafton sasi e vogël prej tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here