Si ulej dhe mbështetej Pejgamberi alejhi selam?

0
179

Pejgamberi ulej në tokë, në rrogoz ose në ndonjë shtrojë. Kajla Bintu Mahreme thotë: “Shkova njëherë tek i Dërguari i Allahut, dhe e gjeta të ulur me të ndenjurat në tokë, kofshat ngjitur me barku dhe kërcinjtë shtrënguar me duart (kurfusa).[1]” Pastaj thotë: “Kur e pashë të Dërguarin e Allahut aq të të përulur e të thjeshtë në formën e ndenjes, më kapën dridhmat prej frikës.”

Kur shkoi Adij Ibn Hatimi ta takonte, Pejgamberi e ftoi në shtëpinë e vet. Shërbëtorja e shtëpisë i hodhi një jastëk për t`u ulur, por Pejgamberi e vendosi jastëkun midis tij dhe Adijit, dhe vetë u ul përtokë. Adiju thotë: “Atëherë e kuptova që nuk ishte mbret.”

Ndonjëherë shtrihej me shpinën në tokë, duke vendosur njërën këmbë mbi tjetrën. Mbështetej në jastëk, ndonjëherë në krahun e majtë e ndonjëherë në krahun e djathtë. Kur ngrihej të dilte, mbështetej te ndonjë nga shokët e tij, nga pamundësia.

SHKEPUTUR NGA LIBRI “ZAD EL MEAD”
AUTOR IBN KAJIM EL XHEUZIJE.
[1] Një formë tjetër e kësaj ulje është kështu: Të ulesh me gjunjët në tokë, barkun bashkuar me kofshat dhe duart nën sjetulla. Hadithin e shënon Ebu Daudi dhe Tirmidhiu.
Isak Halabaku
Si të bëjmë dua dhe të na pranohet? Ka thene Abdullah ibn Mes’udi: “Nese ndonjeri nga ju deshiron te kerkoje (dicka nga Allahu) le ta filloje me lavderimin e Allahut ashtu sic Ai meriton, pastaj le te dergoje salavate mbi Profetin – lavderimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi te, pas kesaj le te kerkoje (te beje dua); sepse keshtu ka me shume mundesi t’i pranohet”

Thote shejkh Albani – Allahu e meshirofte: ‘Kjo eshte fjale e sahabiut, por ka gjykimin sikur eshte fjale e Profetit alejhis selam’
‘Vargu i haditheve te sakta’ me renditjen e Shejh Mesh’hur Hasenit – Allahu e ruajte. Hadithi: 222.

Dmth duaja sipas sunetit niset me ‘elhamdulilah’ dhe duke permendur emrat e bukur te Allahut, sidomos ato qe i pershtaten nevojes se robit.

Sepse Allahu thote ne Kuran per Veten e Tij te Lartesuar:
“Dhe Atij i perkasin emrat e bukur prandaj luteni me to”
Themi psh: O i Gjithmeshirshem (Rrahman, Rrahim) me meshiro! O i Plotfuqishem (Aziz) me ndihmo! Etj.

Pastaj themi ‘Allahumme sal-li ala Muhammed…’ dhe duane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here