Si i nënshtrohen gjymtyrët gjuhës së njeriut

0
218

Ebu Seid El-Hudriu -Allahu qoftë i kënaqur prej tij – përcjell se Profeti – alejhi selam – ka thënë:

” Të gjitha gjymtyrët e birit të Ademit, kur gdhihet në mëngjes, i nënshtrohen gjuhës së tij dhe i thonë: Frikesoju Allahut! Ne varemi nga ti, nëse flet drejt edhe ne veprojmë drejt, por nëse devijon, edhe ne devijojmë.”

Ahmedi, hadithi është i sakte

Pjesa “i nënshtrohen gjuhës” do të thotë: i binden dhe i përulen asaj. Gjymtyrët i binden gjuhës, sepse ajo është posta e zemrës dhe zëdhënësja e saj, ndërmjetësja mes gjymtyrëve dhe zemrës. Pjesa ” ne varemi nga ti” do të thotë, se shpëtimi dhe shkatërimi ynë varen prej teje, prandaj dhe thonë: ” nëse flet drejt edhe ne veprojmë drejt, por nëse devijon edhe ne devijojmë.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here