Si fillon kanceri në mushkëri dhe si të parandalohet?

0
199

Si fillon kanceri në mushkëri dhe si të parandalohet?
Kanceri i mushkërive është shkaktari numër një i vdekjeve nga kanceri mes dy gjinive, por përpjekjet për ta trajtuar këtë sëmundje kanë dështuar sepse ekspertët ende nuk mund të zbulojnë se si fillon kjo sëmundje.

Por, një studim mund ta ketë zbërthyer këtë enigmë; së fundmi shkencëtarët kanë izoluar dhe identifikuar qelizat skuamoze të cilat e nxisin kancerin, forma e dytë më e zakonshme e kancerit të mushkërive. Edhe pse nevojiten hulumtime të mëtutjeshme, ekipi i shkencëtarëve beson se njohja e origjinës së kancerit mund të ndihmojë në parandalimin e kësaj sëmundje vdekjeprurëse, transmeton Telegrafi.

Ky zbulim është udhëhequr nga Clare Weeden nga Universiteti i Melbourne dhe rezultatet tanimë janë të publikuara edhe online në “Public Library of Science: Biology”. Weeden ka zbuluarse qelizat të cilat i riparojnë mushkëritë tona për shkak të ndotjes së ajrit apo thithjes së tymit të duhanit, janë përgjegjëse edhe për krijimin e mutacioneve të cilat shpijnë drejt kancerit.

Identifikimi i këtyre qelizave si origjina e kancerit të mushkërive mund të shpie drejt ilaçeve që i targetojnë këto qeliza dhe e parandalojnë edhe zhvillimin e kancerit.

Për këto hulumtime, Weeden dhe ekipi i saj kanë shpenzuar vite të tëra duke analizuar mostrat e qelizave të mushkërive nga pacientë me kancer në mushkëri.

Weeden ka treguar se aq më shumë që konsumon duhan një pacient, aq më shumë rriten mundësitë për t’u krijuar qelizat kanceroze.

Sipas saj, kuptimi i asaj se çfarë e shkakton problemin është thelbësor për rregullimin e problemit, duke e parandaluar të ndodh prapë në të ardhmen. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here